Ishte “live”, ultrasit e PAOK
vandalizojnë Tv grek në Selanik

Ishte “live”, ultrasit e PAOK<br />vandalizojnë Tv grek në Selanik<br>
Një ditë pasi PAOK i Selanikut u dënua për shkak të trazirave të shkaktuara nga tifozët ndaj atyre të Olympiakos, rreth 40 huliganë kanë hyrë në një studio televizive duke filluar vandalizmat e zakonshme.
Studio televizive ishte ajo e ERT 3. Në përfundim, moderatori i lajmeve duhet të lexonte një letër proteste drejtpërdrejtë në transmetim.
Aty shkruhej se dënimi për t’i hequr 3 pikë PAOK (me dy ndeshje brenda pa tifozë) është skandali më i madh sportiv në histori.
E pabesueshme është se pasi vandalizuan stacionin televiziv, huliganët janë larguar dhe asnjëri prej tyre nuk është arrestuar.

Gjatë një deklarate për shtyp, stacioni është shprehur se kjo ishte gjëja më jodemokratike që ishte bërë ndonjëherë.
Të dielën do të përballen PAOK me Olympiacos, por këtë herë pa tifozë.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron