Media greke: Ish-ministri shqiptar vizitë zyrtare në Greqi me një super Mercedez të vjedhur në Itali

Media greke: Ish-ministri shqiptar vizitë zyrtare në Greqi me një super Mercedez të vjedhur në Itali

Mercedes S-350, model 1995, i ngjashëm me atë të ministrit shqiptar

Një ministër shqiptar ka bërë një vizitë zyrtare në Greqi në vitin 1999 me një Mercedes të vjedhur në Itali. Ngjarja e pazakonte është zbuluar nga media greke ‘Protothema’, e cila zbulon detaje nga ngjarja, me protagonist ish-ministrin e Brendshëm të kohës Spartak Poçin.

Në këtë shkrim tregohet, kur Poçi bashkë me delegacionin e tij kanë shkuar për një vizitë zyrtare në Athinë, me homologun e tij në atë kohë.

Ministri shqiptar udhëtoi për në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të, Follorinës, me një mjet luksoz, Mercedes S-350, po ky i fundit rezultoi se ishte i vjedhur në Itali.

Spartak Koçi vizitoi Athinën zyrtare pak para Krishtlindjeve të viti 1999. Ndërsa Poçi kishte kaluar pikën doganore, efektivët kishin pasur dyshime për mjetin se mund të ishte i vjedhur, por para se të ndërmerrnin veprime, sipas medias greke, kanë komunikuar me ministrin e brendshëm grek, ku i kanë shprehur dyshimet.  

Spartak Poçi me Michalis Chrysochoidis

Më pas ministrit shqiptar i ishte ofruar një ndalesë e shkurtër dhe një kafe, ndërsa i ishte thënë se mjetit do t’i kryhej një kontroll rutinë. Poçi kishte pranuar, dhe pas verifikimit dyshimet kishin rezultuar të sakta. Makina ishte e vjedhur në Itali.

Ata informuan menjëherë Ministrin e Rendit Publik Michalis Chrysochoidis. Urdhri që morën ishte të mos përmendnin asgjë, derisa zyrtari shqiptar shkoi në Athinë, u kryen takimet me grekët dhe u nënshkruan protokollet përkatëse të bashkëpunimit.

Në fund të vizitës zyrtare, autoritetet policore greke njoftuan Spartak Poçin se makina ishte e vjedhur në Itali në 1996. Të habitur pala shqiptare deklaruan se nuk dinin asgjë për këtë çështje, duke shprehur habinë e tyre dhe kundërshtimet.

“Nuk është e vjedhur, është hetuar nga shërbimet kompetente’, këmbënguli një nga anëtarët e rrethit të Poçit.

Por zyrtarët grekë u komunikuan provat se mjeti me të cilin kishte ardhur ishte i vjedhur, dhe se do duhej që të mbahej në Greqi për t’iu kthyer më pas pronarit.

Pas kësaj Poçi dhe delegacioni i tij janë kthyer në Tiranë përmes aeroportit, ndërsa mjeti i është dorëzuar pronarit italian.

Poçi thuhet se kishte kërkuar që kjo ngjarje të mos bëhej publike për disa kohë. Kjo ishte respektuar nga autoritetet greke, dhe 5 ditë më vonë ishte bërë publike, duke marrë vëmendjen edhe të mediat ndërkombëtare.

Kjo ngjarje është e rrëfyer nga ish- zyrtari i policisë, Panos Sombolos, i cili ishte prezent në këtë ngjare, në një libër të botuar në greqisht.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agimi: 01/04/2024 13:48

    Po Spartaku dhe Gimi Zeqo kane gjysmen e Shqiperise,jane kusherinj te pare.

    Përgjigju
  • XXX: 01/04/2024 00:02

    Shpellaret e Saliut

    Përgjigju
    • Albert: 01/04/2024 17:03

      Ne 1999 ishin shpallaret e Fatosit, Ilrit dhe kishte fillu pune edhe Edi Rama ne ministrine e kultures

  • Artur: 31/03/2024 23:10

    Po eshte e vertete qe ne skorten e ministrit Poci ishte nje makine e vjedhur, por eshte haruar te thuhet qe ministri Poci mbas nje muaji kapi ne dogane kur po dilte nga Shqipoeria me nje cante plot me dollare te pa deklaruara AMBASADIRIN GREK,dhe me e keqia eshte se ndod leshin ne valixhen diplomatike

    Përgjigju
  • Aqif: 31/03/2024 20:06

    Në atë vit, apo në atë kohë, të gjitha makinat e zyrtarëve shqiptatë ishin të vjedhura. Ata blinin makina të shtrenjta të përdorura. Ishin fillimet e Demokracisë, që Qeveria shqiptare nuk ja kishte idenë detyrimeve dhe përgjegjësive . . .

    Përgjigju
    • Pa emer: 01/04/2024 03:23

      Idea eshte e qarte qeveria duhet ti bleje makinat ne koncesionare dhe jo ne rruge

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen