Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte vjedhur një klinikë private edhe pse ishte me detyrim paraqitjeje për vjedhje, bëhet fjalë për Indrit Korabin.
Korabi vodhi një shumë parash, në një klinikë, në qytetin e Vlorës, gjatë kohës që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Vjedhja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në informacionet e siguruara për 30-vjeçarin që ishte me masë “Detyrim paraqitjeje” dhe vazhdonte të kryente vjedhje, në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 30-vjeçari ishte me masë “Detyrim paraqitjeje”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale "Vjedhja".
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.