Ishte më i votuari i PD në Shkodër, por s'e mori mandatin, Spahia: E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon

Ishte më i votuari i PD në Shkodër, por s'e mori mandatin, Spahia: E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon

Bardh Spahia

Edhe pse ishte kandidati më i votuar i PD në Shkodër, Bardh Spahia i renditur i 7 në listë nuk arriti që ta thyejë dot herësin duke mos marrë kështu një mandat për të hyrë në Kuvend.

Ai mori 7219 vota preferenciale dhe me anë të një postimi në rrjete sociale ka bërë një falenderim për të gjithë ata që e mbështetën në garën e 25 prillit.

"Mirenjohje dhe respekt! Në pamundësi për t'ju falënderuar fizikisht secilin nga ju, dua t'ju shpreh mirënjohjen time me zemër për mbështetjen e pakursyer, që më dhatë në garën e 25 Prillit. Ajo mbështetje, që e kam ndjerë në vazhdimësi ndër vite kudo, që nga njerëz të njohur e panjohur në rrugët e qytetit tim, tek komshinjtë në lagjen time ku u rrita, tek të rinjtë e të rejat e deri tek miqtë e shumtë në rrjete sociale, është përgjegjësi dhe motivimi im për të qenë zëri juaj i pakompromis, në emër të Partisë Demokratike, në Kuvendin e Shqipërisë.

Mirënjohje për ekipin energjik e të motivuar, që punoi me mua ditë pas dite e pa orar, për të përcjellë projektin tonë të ndryshimit për Shqipërinë. Kam marrë mbështetje, por edhe kam mësuar shumë prej të rinjve të talentuar të qarkut tonë, njohje të hershme apo të reja, të kthyera tashmë në miqësi që do vijojë të forcohet. Zhvilluam një betejë, të cilën e kishim fort për zemër, e të cilës i dhamë gjithë energjinë, përvojën, përkushtimin, por sidomos pasionin për të bërë më të mirën për Shkodrën tonë.

Falenderime nga zemra edhe për miqtë, kolegët mjekë, personalitete të fushave të ndryshme, e të njohurit e shumtë brenda e jashtë vendit, që edhe duke mos qenë banorë të Shkodrës, më inkurajonin me vëmendjen e tyre sistematike gjatë kësaj fushate. Falenderime për familjen time, që më ka mbështetur pa kushte dhe me pasionin, përkushtimin dhe besimin e palëkundur në vlerat dhe aspiratat e Partisë Demokratike, të trashëguar nga një traditë e gjatë, e qëndrueshme dhe e pandryshueshme".

Spahia ndër të tjera thotë se e keqja fitoi betejën, por lufta e opozitës vazhdon ende. Pavarësisht se nuk do të jetë në Kuvend, Spahia thotë se do të jetë gjithmonë pranë Shkodrës e Shqipërisë.

"Falënderoj gjithashtu komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe përfaqësuesit e PD, për impenjimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë këtyre ditëve e netëve të lodhshme. U jam pafundësisht mirënjohës! E keqja fitoi një betejë, por lufta vazhdon! Unë do të jem gjithmonë aty për Shkodrën tonë, për Shqipërinë", shton ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ora news: 02/05/2021 06:08

    TE RRONI VETE SE PD SHKOI PER DHJAME QENI...

    Përgjigju
  • xhaketa: 01/05/2021 11:49

    nje nga gjerat e mira te ketyre votimeve esht qe ti nuk fitove....mund te falenderoj lulin per kete gje qe te vuri ne fund te listes fituese e futi ne parlament dulen e duken dhe la jasht ty e nardin.sa me behet qefi ej qe sa nuk vesh me ate m.t xhakete qe nuk e ndaje nuk po te hecen me.ik e vishe po deshe qe te mos ngelesh roje e deres te shqupi...hahahahahahahahaa shko mor horr legen qe dogje shkollat per lulin e luli ta dhjeu e te perdori si lecke e te flaku si lecke.

    Përgjigju
  • Ura Dervish Beg: 01/05/2021 09:05

    Fajin kerkoja liderit tat qe te vendosi i 7ti ne liste!ti mendon se jane blere votat nga sicialistet,un them jo pse! Socialistet ne keto zgjedhje dolen me minus 1 deputet,duke e krahasuar me 2017,Bardh nje pyetje kisha,sa para ke hedhur per te blere komisioneret per te rritur votat per te shkuar deri tek 7219?

    Përgjigju
  • Black Jack: 01/05/2021 04:14

    Kurre mo ne parlament ti dhe mundesisht e gjithe Pd e pedereva, go to hell and fuck ourself Mf

    Përgjigju
  • Adih: 30/04/2021 23:06

    Si u katandise o Bardh Spahia !!!!!! MËSHIRË PËR TË RËNET E PD . AMIN

    Përgjigju
  • tori: 30/04/2021 19:16

    I vetmi lajm i kandeshem e i mire i Shkodres e ne vecanti i shkodraneve eshte largimi i B.Spahis nga perfaqesimi i Shkodres ne parlamentin shqiptar nen siglen e PD.Inshalla kto lajme te mira te vazhdojne per Shkodren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, Petro Koçi akuza opozitës: Po i bëni shantazh kompanive për t’iu vënë gjoba