Ndër më të votuarit e PD, Shehaj pranon zgjedhjet: Vota juaj nuk është e humbur, do të përfaqësohet besnikërisht në Kuvend! Këlliçi: Kjo është dekada e rinisë

Ndër më të votuarit e PD, Shehaj pranon zgjedhjet: Vota juaj nuk është e humbur, do të përfaqësohet besnikërisht në Kuvend! Këlliçi: Kjo është dekada e rinisë

Agron Shehaj

Një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shprehur mirënjohjen ndaj të gjithë demokratëve të cilët votuan PD, duke shtuar se ata do të përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë.

 “Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve për t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.”, shkruan përmes një postimi në rrjetin e tij social, duke pranuar kështu zgjedhjet e 25 prillit.

Shehaj shprehet se do të punojë çdo ditë për t’i shërbyer interesit publik. Ai ishte një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare, duke fituar kështu mandatin. Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 59 mandate në të gjithë vendin. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:57
S’mori mandat edhe pse ishte më i votuari, Kapllanaj: Beteja kundër Ramës do vijojë me Bashën, humbja e PD ndodhi nga manipulimi i votave

Edhe pse ishte më i votuari në listën e PD në qarkun e Fierit duke marrë 9274 vota individuale, Agron Kapllanaj nuk arriti të marrë dot mandatin e deputetit. Ai nuk mundi të thyej dot herësin e partisë që ishte mbi 10 mijë vota personale për t’u renditur në listën fituese duke mbetur jashtë Kuvendit edhe pse 6 kandidatët e PD-së, të cilët morën mandatin e deputeti nga qarku i Fierit kishin më pak vota se ai. Me një postim në Facebook, Kapllanaj falenderon qytetarët që e votuan, por edhe grupin demokratëve që bënë një fushatë të mirë zgjedhore. Ashtu si Lulzim Basha, edhe Kapllanaj shkruan se PD sapo ka filluar luftën e saj për rrëzimin e këtij regjimi për të rivendosur demokracinë në vend dhe se shkaku i humbjes ishte manipulimi i zgjedhjeve nga qeveria.

Kapllanaj foli edhe për numrin e lartë të fletëve të pavlefshme të votimit, duke shkruar se kjo ndodhi vetëm për faj të  Edi Ramës që hoqi emrat e kandidatëve nga listat dhe i identifikoi ato me numra, njëjtë sikur të ishin të burgosur.

Postimi i plotë i Agron Kapllanajt

Të dashur motra dhe vëllezër mallakastriotë dhe të gjithë Qarkut Fier !

Dua t'ju falenderoj nga zemra për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike dhe mua personalisht në këto zgjedhje! Veçanërisht falenderoj gjithë strukturat e Partisë Demokratike - dega Mallakastër, kryetarin e Degës, z. Arjan Llanaj, kryesinë, kryetarët dhe sekretarët e Grupseksioneve, të seksioneve, gjithë anëtarët, simpatizantët dhe gjithë qytetarët me bindje të djathta, te majta apo pa bindje partiake, të cilët besuan te programi i PD dhe personalisht te emri im !

Falenderoj anëtarët e KZAZ-ve përfaqësues te PD, komisionerët, vëzhguesit, numëruesit dhe mbrojtësit e votës ! Mirënjohje dhe respekt i vecantë për ata të cilët nuk u kursyen e bënë qindra km rrugë dhe erdhën nga Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia per të dhënë kontributin e tyre për një Shqipëri më të mirë.

Dua të falenderoj përzemërsisht drejtuesin politik te qarkut Fier z. Alibeaj për punën e jashtëzakoshme qe ai bëri!

Falenderoj të gjithë kolegët e mi që bënë maksimumim e tyre në këtë betejë, aspak te lehtë perballë makinerisë shtetërore, e cila ishte e gjitha në dispozicion të partisë në pushtet.

Një falenderim të vecantë e kam për LDG, për drejtuesen e kësaj organizate, znj. Suzana Malaj dhe të gjitha zonjat që trokitën derë më derë me qytetarinë që i karakterizon, pa u lodhur e me shpresën e mirë të ndryshimit të madh!

Një falenderim shumë i vecantë shkon per FRPD dhe drejtuesin e saj, z. Besmir Shametaj! Ju jeni te mrekullueshëm dhe te palodhur, ju trokitët në çdo derë mallakastriote dhe i gjetët ato të hapura! Ju ishit oksigjeni i kësaj fushate, ndaj ju them të mos ndjeheni humbës, por fitues, mbajeni kokën lart dhe mos u dorëzoni, sidomos ju që votuat dhe u angazhuat për herë të parë! Ju patë me sytë tuaj sesi shteti i manipuloi dhe vodhi këto zgjedhje, ndaj duhet të mos dorëzohemi, por të vazhdojmë luftën deri në përmbysjen e këtij regjimi që po kërcënon demokracinë.

Kur demokracia dhe atdheu janë në rrezik është rinia ajo qe del në ballë dhe prin përmbysjen e një regjimi për të rifituar demokracinë!

Falenderim të përzemërt kam për të gjithë ata votues që besuan te programi i PD dhe te unë personalisht, që nuk pranuan ta shkëmbenin votën me asgjë dhe e panë atë si të shenjtë e të patjetërsueshme!

Edhe ju që padashur e hodhët votën gabim duke votuar 9 dhe 7 vertikalisht, mos u ndjeni keq, unë ju mirëkuptoj, nuk është faji juaj, por i Edi Ramës që ka kapur çdo institucion, ai që hoqi emrat e kandidatëve për deputetë nga listat dhe i identifikoi kandidatët me numra, njëjtë sikur të ishin të burgosur.

Ju e shprehet qartë vullnetin tuaj dhe unë ju jam shumë mirënjohës.

Këto nuk ishin zgjedhje të barabarta, pasi partia në pushtet kishte gjithë strukturat shtetërore në dispozicion, administratën publike, policinë e shtetit, e cila pasi shkonte ora policore vetëm militantët blerës të votës, e PS kishin të drejtë të qarkullonin, madje dhe të ndihmuar nga policia duke bllokuar rrugët deri sa këta blerës të votave me makina pa targa të mbaronin punë, median e blerë me paratë tona, drejtësinë e kapur, prishjen e rregullave të lojës me ndryshimin e njëanshëm të tyre, me ca pseudodeputetë derdimenë që nuk arritën të marrin as nga 100 vota duke ndryshuar kushtetutën dhe prishur marrëveshjen e 5- qershorit e shumë e shumë të tjera...

Të dashur motra dhe vëllezër!

Duhet të ndjehemi krenarë për atë që kemi bërë në këto zgjedhje, por dhe për atë që arritëm! Jeni realisht mbi 11 mijë mbështetës që keni votuar për PD dhe Agron Kapllanaj, pavarësisht pavleshmërisë së gati 2 mijë votave ku dukej qartë vullneti i shprehur! Ju më keni votuar shumë më shumë se 121 deputetë që pretendojnë te ulen në atë parlament dhe njëri prej tyre me 2391 vota, do të jetë “deputeti” i Mallakastrës e që nuk foli njëherë të vetme për ju në katër vitet e shkuara...

Të gjitha këto i bëri Edi Rama qe nuk i hapi listat 100% pasi e dinte mirë se Ismet Beqirin nuk e votonin mallakastriotët.

Të nderuar qytetarë e mbështetës!

Lufta nuk ka mbaruar! Beteja jonë vazhdon! Do të vazhdojë, derisa me Lulzim Bashën te rrëzojmë këtë regjim! Ky është synimi ynë tashmë! Deri sa këtij vendi t'i kthehet demokracia !

Mirënjohja ime ndaj jush, tani më shumë se më parë, do të jetë e përjetëshme. Zoti u bekoftë ju dhe familjet tuaja!

Ora 16:15
Bylykbashi-elektoratit: Edhe pse zgjedhja që bëtë s'fitoi, ndihuni krenar për votën tuaj! Do ju përfaqësoj me dinjitet në parlament! PD do të ringrihet, e rritëm me 80%

1619792258_181265018102254923381648155020436185033991267n.jpg

I katërti në listën e PD në qarkun Durrësit, Oerd Bylykbashi pas mbylljes së numërimit të votave i është drejtuar elektoratit me një mesazh optimist, ku u bën apel që të ndihen krenarë për votën e tyre, edhe pse zgjedhja që bënë sipas tij nuk fitoi. Një një postim në Facebook përpos njohjes së zgjedhjeve, ai u premton demokratëve se PD do të ringrihet.

"Faleminderit të gjithë zgjedhësve shqiptarë që me 25 prill kuptuan drejt se Zgjedhës është më shumë se Votues. Faleminderit juve që në interes të së ardhmes së fëmijëve tuaj zgjodhët projektin tonë për ndryshim!  Edhe pse zgjedhja juaj nuk fitoi, sot duhet të ndjeheni krenarë për votën tuaj. Falenderoj nga zemra çdo zgjedhës që zgjodhi të personalizojë votën për Partinë Demokratike me emrin tim qoftë edhe pa më njohur personalisht, përtej premtimeve, pazareve dhe interesave klienteliste.  Jam i nderuar nga vota juaj", thotë ai.

Bylykbashi shkruan se ai do i përfaqësojë mbështetësit e tij në Kuvendin e ardhshëm që do të formohet në shtator dhe prmemton se do të përpiqet që gjërat të ndryshojnë për më mirë.

"Ju falenderoj që besuat në një politikë të drejtë ku rëndësi ka integriteti dhe jo pazari. Ju premtoj që do t'ju përfaqësoj si deputet i Partisë Demokratike me dinjitet dhe integritet në parlament dhe do të përpiqem modestisht që gjërat të ndryshojnë për më mirë. Unë besoj se Partia Demokratike është një emër shumë më i madh se kushdo prej nesh. E kemi nder të jemi pjesë kontribuese e saj. PD do të jetë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave edhe kur të zëvendësohemi nga të tjerë.

Është fat të lëmë një gjurmë në librin e saj të madh. Për këtë arsye falenderoj nga zemra të gjithë anëtarët e strukturave të Partisë Demokratike dega Durrës dhe forumin rinor për punën e palodhur këto muaj. Një falenderim i posaçëm u shkon anëtarëve të strukturave të lagjeve të qytetit me të cilët pata nderin të punoj çdo ditë në këtë fushatë. Duhet të jenë krenarë që arritën të rrisin me 80% Partinë Denokratike. Ky ishte qëllimi juaj dhe i imi si kandidat përtej projekteve personale", shtoi ai.

Sipas tij më 25 prill fitoi shteti i kapur nga të fortët, oligarkët dhe politikat klienteliste.

"Sot, si 30 vjet më parë me 31 Mars 1991, ne nuk u ndeshëm me Partinë Socialiste por me shtetin padron që përdori çdo pushtet, paranë kriminale e korruptive, kontrollin kapilar si edhe presionin. Me 25 Prill fitoi shteti i kapur nga të fortët, oligarkët dhe politikat klienteliste. Partia Demokratike do të ngrihet për ta mundur këtë model ashtu siç u ngritëm 30 vite më parë, për një Shqipëri ndryshe dhe për të rinjtë që tek ne kërkojnë shpresë", shtoi ai.

Ora 15:50
Hyri te 3 më të votuarit në Tiranë, Këlliçi: S'do ndalem së besuari te ndryshimi! Kjo është dekada e rinisë, koha do të na japë të drejtë

1619790873_kellici.jpg

Belind Këlliçi një ndër më të votuarit e PD në këto zgjedhje ka falenderuar ata që e mbështeten, me anë të një mesazhi në rrjete sociale, ku thotë se kjo është dekada e rinisë.

"Koha do të na japë të drejtë", kështu shkruan Këllici ndërsa vijon të falenderojë numëruesit, vëzhguesit dhe komisionerët.

"Procesi i numërimit përfundoi! Falenderoj përulësisht bashkëqytetarët, bashkëmoshatarët dhe mbështetësit tanë në Qarkun Tiranë, në qytete e fshatra! Faleminderit secilit prej jush, që sheh tek ne forcën dhe dëshirën për të bërë ndryshimin! Unë nuk do të ndalem së besuari tek ndryshimi, dhe dëshiroj që edhe ju të mos ndaleni. Faleminderit strukturave të PD e demokratëve të thjeshtë të Kombinatit, Unazës së Re, Kasharit, Vaqarrit, Pezës dhe Ndroqit! 10 mijë vota më shumë për PD!

Jeni ekipi im i zemrës. Faleminderit FRPD, të rinjve dhe të rejave, që janë pikënisja dhe krenaria ime! Rinor dhe Demokrat! Kjo është Dekada e Rinisë. Koha do të na japë të drejtë. Faleminderit numëruesve, vëzhguesve dhe komisionerëve tanë, për durimin, për leximin dhe respektimin e çdo vote! Demokracia nis nga vota e lirë. Këtu nis dhe beteja jonë", shkruan Këllici.

Këlliçi ishte i treti më i votuari në Tiranë me 11577 vota, pas Lulzim Bashës dhe Agron Shehajt.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion