Policia e Fierit ka prangosur sot 29-vjeçarin Albano Alimadhi pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Siç bën të ditur policia, Albano Alimadhi, 29-vjeç, banues në Fier ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi gjykata Italiane e qytetit të Bergamos ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit".

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)