Në pranga ka rënë Brahim Minaj, banues në Memaliaj, i cili rezultoi të ishte vendosur në kërkim për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”, akuzë për të cilën gjykata ka dhënë për të riun ka dhënë masën “Arrest me burg”.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë gjatë kontrolleve dhe verifikimeve që ushtrojnë prej sistemit Tims ndaj shtetasve të cilët kalojnë në këtë pik kalimi kufitar kanë kapur dhe ndaluar një shtetas i cili rezultonte i shpallur në kërkim nga DVP.Tirana.
Prej Policisë Kufitare është ndaluar shtetasi :
Brahim Minaj, 22 vjeç, banues në Memaliaj.
Shtetasi i lartpërmendur rezulton i shpallur në kërkim pasi Gjykata Tiranë i ka caktuar masën ''Arrest me burg'' për veprën penale ''Vjedhja, mbetur në tentativë'', parashikuar nga neni 134/2-22 të Kodit Penal.
Shtetasi Brahim Minaj i është dorëzuar Strukturave Policore të DVP.Tiranë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com