Po kërkohej për kanosje, i gjendet ‘serë’ me kanabis në banesën me qira, kapet durrsaku

Po kërkohej për kanosje, i gjendet ‘serë’ me kanabis në banesën me qira, kapet durrsaku

Plantacioni i kanabisit ne banesen me qira ne Durres

DURRES-Policia ka arrestuar një person në qytetin bregdetar, ndërsa një tjetër është në kërkim, pasi banesën që kishin marrë me qira e kishin kthyer në plantacion kanabisi. I arrestuari është Elio Bedulla 25 vjeç. Sipas policisë, i riu ishte shpallur në kërkim, pasi në datë 4 qershor 2018 dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një personi me inicialet S.N. por fatmirësisht plumbat nuk e kanë kapur. Agjentët e Durrësit dyshonin se Bedulla ishte autori i kanosjes dhe po e mbanin në monitorim, ndërsa në momentin që 25-vjeçari është futur në banesë e personit me inicialet Y.T. në lagjen nr.14, Shkozet e kanë kontrolluar duke gjetur drogën.

Banesën, sipas policisë personi me inicialet Y.T. ua kishte dhënë me qira Elio Bedullës dhe R.G. 33 vjeç banues po në Durrës që është në kërkim si bashkëpunëtor. Ndërsa nga kontrolli është konstatuar se 2 dhomat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike nëpërmjet llampave elektrike. Nga operacioni janë sekuestruar; 221 bimë kanabis, një sasi e vogël kanabis dhe një armë zjarri pistolete.

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë për shpërdorim detyre K.D. 28 vjeç, faturist i OSHEE Durrës, pasi nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në banesën ku u gjet i kultivuar kanabis. Policia deklaron se për shkak të vazhdimësisë së veprimeve hetimore nuk jepen më shumë detaje për ngjarjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim", "Kultivimi i bimëve narkotike", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake dhe e municionit", "Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike" , "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Shpërdorimi i detyrës".
Plantacioni i kanabisit ne banesen me qira ne Durres

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?