DURRËS- Një 38- vjeçar është arrestuar mesditën e sotme nga policia e Durrësit.

Në pranga ka rënë Luan Haxhija, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma Itali pasi ishte dënuar me 18 vjet burg.

38- vjeçari Haxhija është dënuar nga Gjykata e Pisës me 18 vjet burg për veprat penale ‘Vrasje’, ’Tentativë vrasje’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Shfrytëzim prostitucioni’.

Policia e Durrësit ka bërë të mundur arrestimin e përkohshëm të Luan Haxhisë me qëllim ekstradimi drejt Italisë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)