SARANDË- Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Sarandë, pasi ishte i shpallur në kërkim për transportin emigrantëve të paligjshëm. Rushit Saliaj ishte në kërkim që prej 29 nëntorit të vitit 2022.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë kishte caktuar për 25-vjeçarin, masën e sigurisë "Arrest në burg". Në 29 nëntorit të viti të kaluar, Saliaj ishte duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm nga Korça në Tiranë kundrejt parave. Por, sapo ka parë policinë ka braktisur makinën me të cilën po transportonte emigrantët dhe është larguar dhe vetëm sot është arrestuar në Sarandë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.