Itali- Policia italiane në Savona ka arrestuar dje (2 Tetor) një shqiptar të shpallur në kërkim dhe dënuar për trafik lëndësh narkotike.
Karabinierët njoftuan se ekzekutuan urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Torinos ndaj 34-vjeçarit, emri i të cilit nuk u publikua në media.
Sipas prokurorisë, shqiptari duhet të vuajë mbi 8 muaj burgim, në lidhje me krimet në fushën e substancave narkotike, të kryera në Torino në vitin 2020, kur u zbulua si pjesë e një rrjeti shitjeje të drogës.
Gjatë operacionit antidrogë të agjentëve, në kontrollin fizik dhe në banesën e tij, u gjetën 10 kilogramë drogë. Por më pas është liruar në rrethana të paqarta dhe tani duhet të vuajë 8 muaj burgim sipas autoriteteve.
I kërkuari u gjurmua në qendër të Savona-s dhe u arrestua pa bërë rezistencë. Në përfundim të procedurave, shqiptari u izolua në burg, për të vuajtur dënimin e mbetur që i kishte dhënë drejtësia.