Ishte në luftë me kancerin, vdes në moshën 37-vjeçare bashkpuntori i FSHF-së

Ishte në luftë me kancerin, vdes në moshën 37-vjeçare bashkpuntori i FSHF-së

Është ndarë nga jeta bashkpuntori i FSHF-së Florian Shkreta, i cili punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Groë për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i FSHF-së Armand Duka, i cili thotë se është i trishtuar nga largimi i tij i parakoshëm.

Burime bëjnë me dije se Shkreta vuante nga kanceri prej disa kohësh, një sëmundje e cila i mori jetë në moshën 37-vjeçare.

Postimi i Armand Dukës:

Shumë i pikëlluar për lajmin e ndarjes nga jeta të Florian Shkretës. Flori ishte një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe punonte prej disa vitesh me futbollin e fëmijëve në projektin Groë për Zyrën Rajonale të FSHF në Tiranë.
Një njeri i përkushtuar, serioz në punë e që ka dhënë një kontribut të çmuar për fëmijët, të cilët ai i donte aq shumë. Është e vështirë të gjesh fjalët e duhura në këto çaste. Largimi i tij i parakohshëm nga jeta na ka trishtuar shumë.
Dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shkreta dhe të afërmve të tij. Familja jonë e futbollit do ta kujtojë gjithmonë me respekt e nderim Florianin.
Qoftë i paharruar kujtimi yt!

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur