Një makinë është djegur në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Makina ndodhej në një servis për shërbim në momentin kur është përfshirë nga flakët. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht dhe pronari, sipas policisë nuk ka pretendime për këtë djegie.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë. Informacion paraprak. Në zonën e “Ali Demit” ka rënë zjarr në mjetin me targë AA849GP në pronësi të shtetasit Sh. M. Mjeti ka qenë në një pikë servisi për shërbim dhe pronari i mjetit nuk ka pretendime për zjarrin e rënë në mjet. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale.
Komente









