Ishte nisur ilegalisht për në Britani, 25 vjeçari nga Kukësi mbahet peng në Francë për 24 mijë euro! Arrestohen 2 ndihmësit (EMRAT)

Ishte nisur  ilegalisht për në Britani, 25 vjeçari nga Kukësi mbahet peng në Francë për 24 mijë euro! Arrestohen 2 ndihmësit (EMRAT)

Foto ilustruese

KukesNjë histori pengmarrjeje është zbuluar nga policia. Një 25-vjeçar shqiptar nga Kukësi po mbahet peng në Francë nga disa persona të Vendeve të Treta në këmbim të parave.

Vëllai i këtij të fundit është paraqitur në polici për kallëzim, duke deklaruar se pengmarrësit kërkojnë 24 mijë paund në këmbim të lirimit. Bashkë me autoritetet franceze ka nisur tashmë bashkëpunimi për lokalizimin dhe të riut dhe trafikantëve.

Ndërkohë në Kukës për këtë rast u arrestuan Shpresim Hasanaj, 26 vjeç dhe Astrit Elezi, 31 vjeç, nën akuzë të ndihmës së paligjshme të kalimi të kufirit, pasi kanë ndihmuar të riun 25-vjeçar për të udhëtuar në mënyrë të paligjshme në Belgjikë, më pas në Francë dhe me destinacion të planifikuar final në Britani të Madhe.

Në fokus të hetimit janë 2 kuksianët që tashmë janë në pranga, të cilët po verifikohen nëse kanë bashkëpunuar apo jo me autorët që kanë marrë peng të riun në Francë.

Njoftimi i policise, 11 shtator 2024

Shërbimet e DVP Kukës, në drejtimin e Prokurorisë, nisur nga kallëzimi i bërë nga një shtetas, se vëllai i tij, shtetasi A. S., është marrë peng në Francë, nga shtetas që transportojnë emigrantë në mënyrë ilegale, dhe se ata kanë kërkuar 24 000 paund për ta liruar, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar për dokumentimin e këtij rasti. 

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Garanti”, u bë ndalimi i shtetasve Shpresim Hasanaj, 26 vjeç, banues në fshatin Muholaj dhe Astrit Elezi, 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ndihmuar shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Kukës, për të kaluar në mënyrën të paligjshme kufirin nga Kukësi në Belgjikë dhe më pas në Francë, me destinacion final Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me Interpolin dhe oficerin e kontaktit në Francë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.    
Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Interpol Tiranën, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë ngushtësisht me Policinë franceze dhe me Interpol Lionin, për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për të dokumentuar nëse 2 shtetasit e arrestuar në Kukës, që ndihmuan shtetasin A. S., për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, nga Shqipëria në Francë, kanë bashkëpunuar apo jo me shtetasit që kanë marrë peng 25-vjeçarin, në Francë. informon policia e Kukësit.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: ‘Fisheku’ i fundit i Berishës para SPAK

Mero Baze: ‘Fisheku’ i fundit i Berishës para SPAK