MAT- Një 21-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim 2 vite më parë për kultivim kanabisi.
Amarildo Nuzi ishte shpallur në kërkim për kultivimit 187 bimë kanabisi në një pyll në Mat.
Nuzit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë ka kultivuar 187 bimë cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në njësinë administrative Macukull, Mat, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga Policia, në vitin 2021.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.