Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Ndue Gecaj i cili ishte shpallur në kërkim për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" në Tropojë.

Sipas policisë së qytetit verior, Ndue Gecaj, 51-vjeç, është shpallur në kërkim në muajin shtator pasi është konstatuar se ai kishte kultivuar dhe nxjerrë në treg lëndë narkotike.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)