Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Morinës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.
Gjatë verifikimit të të dhënave ndaj Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë.
Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)