Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 45-vjeçari

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet me qëllim ekstradimi në Itali 45-vjeçari

Foto ilustruese

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Roland Farroku, banues në Dibër, është arrestuar në pikën kufitare Bllatë dhe rezultonte se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar  nga autoritetet Italiane.

Kjo pasi Gjykata e Ankonas,  e ka dënuar këtë me 11 vjet, 10 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale "Trafik Narkotikësh", parashikuar nga Kodi Penal Italian. Në përfundim të  veprimeve të para hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare