Është vetë-dorëzuar në Komisariatin e Policisë Sarandë ish-oficeri i Policisë, Irakli Koçiaj.
Koçiaj, ish-oficer i krimeve për zonën e Ksamilit, ishte në kërkim prej 25 majit pas urdhër-arrestit të Prokurorisë Sarandë për “shpërdorim detyre”.
Koçiaj dyshohet për favorizim të ndërtimeve pa leje në Ksamil. Deri tani janë arrestuar 8 ish-efektivë të policisë së Sarandës me këtë akuzë.
Dy prej tyre, përfshirë Shefin e Komisariatit, Gëzim Bashllari, ndodhen në burg me afat 30 ditor dhe pritet që për pak ditë t’u rivlerësohet masa e sigurimit, 5 të tjerë ndodhen në “Arrest shtëpie”. 4 punonjësit e IMT Sarandë ende në kërkim.
Pak javë më parë, në Sarandë u kryen disa aksione kundër ndërtimeve pa leje, të cilat çuan në ‘shkrirjen’ e kupolës drejtuese të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas dyshimeve për favorizim të ndërtimeve pa leje të lidhura me krimin e organizuar.
IKMT shembi beach-barin e njohur ‘Copacabana’, i cili po ndërtohej pa leje në breg të detit. Po ashtu në hotel ‘Oasis’, Prokuroria sekuestroi një kat që dyshohet se ishte ngritur pa leje mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën ‘Butrinti’, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Për këtë rast ran ë pranga edhe pronari i hotel ‘Oasis’, Alqi Papa.
Komente




