Iran – Një grua iraniane është ndaluar të hynte në zyrën e saj të punës për shkak se konservatorët fetar e konsiderojnë pamjen e saj “shumë tërheqëse”.
Në zgjedhjet e Këshillit Bashkiak të qytetit Qazvin, 27-vjeçarja mori më shumë se 10 mijë vota, raporton The Times. Por, pavarësisht fitores së saj, 27 – vjeçarja Siahkali Moradi u skualifikua menjëherë pasi u konsiderua shumë e bukur për të marrë postin.
Moradi studion arkitekturë, kaligrafi dhe arte marciale në Universitetin Azad Qazvin. Në faqen në facebook të Fushatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Iran shkruhej se “arsyeja për skualifikimin e saj ka qenë për mosrespektimin e kodeve ismamike”.
Më tej deklarata e Fushatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut vazhdon: “Ata që kundërshtuan kandidaturën e Moradi-t thanë se ajo u zgjodh vetëm për shkak të bukurisë dhe të rinisë së saj”.

Besohet se sjellja dhe veshja e përkrahësve të 27 – vjeçares ishte edhe kjo një arsye, që mund të ketë ngjallur zemërim te kundërshtarët e saj, pjesa më e madhe e tyre janë kryesisht burra të moshuar konservator. Kurse nga ana tjetër, 27 – vjeçarja deklaroi në mediat lokale se “pothuajse 10 mijë njerëz votuan për mua që unë të jem anëtari i parë alternativ në Këshillin Bashkiak”.
Ky pozicion vjen pasi Presidenti i ri i Iranit, Rouhani emëroi në kabinetin e ri qeveritar një grua si zëvendëspresidente.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com