'Ishte socialisti më i dashur', Ben Blushi: Bashkim Fino na mundi të gjithë si një mik i përpiktë dhe prandaj iku si fitimtar

'Ishte socialisti më i dashur', Ben Blushi: Bashkim Fino na mundi të gjithë si një mik i përpiktë dhe prandaj iku si fitimtar

Bashkim Fino dhe Ben Blushi

Bashkim Fino ishte socialisti më i dashur që mund të njohësh, Kryeministri me optimist që mund të takosh dhe miku më i ndershëm që mund të kesh.

Bashkim Fino ishte politikani i vetëm që e dinte gjithnjë vendin e vet, që nuk kërkonte kurrë vendin e dikujt dhe askush nuk merrte dot vendin e tij.

Me Bashkimin cdo fitore ishte e sigurt dhe cdo humbje ishte një fitore, qofte ajo një domino, një ndeshje apo një palë zgjedhje kombëtare.

Aftësia më e rrallë e Bashkimit ishte ekuilibri që gjente mes gjerave, që në vendin tone quhen të mëdha, si politika, ligjëvenia, influenca dhe shteti dhe gjërave që bëjnë jetën e përditshme të njeriut dhe që prandaj duken te vogla, si nderet ndaj miqve, nje telefon, nje ngushellim, nje gol, nje kollaro apo nje puro.

Bashkim Fino i kushtohej me te njejtin pasion dhe frymezim si rishikimit te nje ligji ashtu edhe nje kampionati futbolli si nje fjalimi ne parlament ashtu edhe lidhjes se nje kollareje, si ndryshimit te nje qeverie edhe ndryshimit te nje rregulloreje futbolli.

Nese ka fjale qe e sintetizon Bashkim Finon eshte perpikmeria. Bashkimi ishte njeriu me i perpikte qe kam njohur.

Ishte i perpikte si mik, si shok, si burre, si femije, si politikan, si tifoz, si kundershtar, si duhanxhi, si tekanjoz, si kokeforte, si mbeshtetes, si kandidat, si pacient dhe jam i bindur si baba dhe si bashkeshort.

Perpikmeria e tij ishte ngjitese, dominuese dhe e pakonkurrueshme.

Bashkim Fino na mundi te gjithe si nje mik i perpikte dhe prandaj iku si fitimtar. Duke nxituar per te qene i perpikte si cdo here, dje u nis me heret dhe arriti me shpejt se ç’duhej. Arriti gjithe hir sapo u thirr si bir!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë