‘Ishte therëse në shpirt’, këngëtarja shqiptare Poni preket nga gjesti i shpërndarësit të picave (Foto)

‘Ishte therëse në shpirt’, këngëtarja shqiptare Poni preket nga gjesti i shpërndarësit të picave (Foto)

Këngëtarja shqiptare, Poni

Poni është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Me këngët e saj të muzikës së lehtë dhe popullore, ajo u ka rrëmbyer zemrat të gjithëve. Gjithashtu Poni është edhe mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj, momente të ndryshme nga jeta e përditshme. Ditën e sotme këngëtarja ka publikuar një mesazh të cilin ja ka dërguar një shpërndarës picash, ku i shkruan se i ka dhënë më tepër kusur pasi është ngatërruar.

“Të kam kthyer një 5 mijë lekësh më shumë. Pa dashje po s’ka gjë,”- shkruan në mesazhin e dërguar.

Pikërisht këto fjalë e kanë prekur këngëtaren e cila është shprehur se ky është brezi që duam.

“Me gjithë të mirat dhe hallet që ka ky vend unë mendoj se jemi një popull zemër mirë e me njerëz flori! Kjo është sms nga një shpërndarës picash, djalë tek të 20 besoj. Puna dhe rroga e tij është modeste por zemra e madhe. I telefonova se nuk e kisha vënë re që më kishte dhënë tepër sa lexova sms-në. Më le bakshish që parë dhe mos të m’i ktheje nuk ka problem. Punëtor, njerzor, i sjellshëm, ky është brezi që duam! Për 5 mijë lek djali punon gjithë ditën dhe nuk e di a i merr në ditë, pra janë shumë për atë, nëse humb duhet t’i zëvendësoje nga dita e punës. Por me sms e tij nuk ka gjë, ishte therëse në shpirt,”- shkruan Poni.

(Foto e publikuar nga këngëtarja shqiptare Poni)

(Foto e publikuar nga këngëtarja shqiptare Poni)

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord