“Ishte zgjidhja jote”, Eneda Tarifa i dorëzohet humbjes së bashkëshortit: Nuk ja vlen

“Ishte zgjidhja jote”, Eneda Tarifa i dorëzohet humbjes së bashkëshortit: Nuk ja vlen

Këngëtarja Eneda Tarifa

Eneda Tarifa pavarsisht se nuk ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor së fundmi është përfolur shumë në mediat roza për shkak të ndarjes së saj nga bashkëshorti Erjon Zaloshnja. Pas 18 vitesh bashkëjetesë, që nuk arriti kurrë të kurorëzohej, dyshja vendosën të ndaheshin krejt papritur si çift dhe si ortakë njëkohësisht. Kjo pasi Eneda nuk është më pjesë e bandës së muzikantit Zaloshnja.

Mirëpo vetëm një ditë më parë, këngëtarja shqiptare ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Nuk ja vlen” që të lë të mendosh se është një dedikim për ish-bashkëshortin, pasi disa zëra së fundmi shpreheshin se dyshja po përpiqej të riktheheshin sërish bashkë.

Nuk ja vlen ta humbas arsyen, nuk ja vlen se shpirti po thyhet, nuk ja vlen tjetër ishte zgjidhja jote,”- shprehet Eneda mes vargjeve që të bën të mendosh se i është dorëzuar humbjes së tij. Gjithsesi kjo gjë kërkon një aprovim nga Tarifa, por sido që të jetë puna, këngëtarja poston foto të ndryshme me vajzën e saj Aria, ku duket mjaft e lumtur me jetën si beqare. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë