Eneida Tarifa i bashkohet PS: Është drejtimi dhe zgjedhja e duhur për të ardhmen e vajzës sime dhe të gjithë fëmijëve
Kryetari i Bashkisë së Tiranë Erion Veliaj dhe këngëtarja Eneda Tarifa
Artistja e mirënjohur dhe mjaft e dashur për publikun, Eneida Tarifa, një prej këngëtareve më të spikatura të muzikës shqiptare, është një tjetër emër që i bashkohet Partisë Socialiste. Ajo dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilluan një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të Njësisë 1 në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë arsyen përse beson se forca politike me të cilën është bashkuar është zgjedhja dhe drejtimi i duhur jo vetëm për një artist, një grua dhe një nënë të re, por për këdo që kërkon që vendi të ecë përpara.
“Kur kam votuar për herë, kam pasur një emocion të jashtëzakonshëm. Më dukej sikur dola në jetë dhe do t’i zgjidhja problemet vetë. Të votosh është sigurisht një nga gjërat kryesore, por të mendosh se për kë do të votosh është edhe më e rëndësishme. Me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh që jam edhe këngëtare, artiste, por edhe nënë sigurisht, mendohem edhe për të ardhmen e vajzës sime dhe të fëmijëve të shoqeve të mia, mendoj se ky është drejtimi i duhur. Është zgjedhja e duhur që ne të vazhdojmë punët përpara dhe të jemi të sigurtë që kudo që të shkojmë, të themi: Jam nga Tirana, nga Shqipëria,” iu drejtua Eneida të rinjve.
Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur u shpreh se jo vetëm ata që jetojnë sot në kryeqytet, por për këdo që vjen e sheh për herë të parë apo i rikthehet pas një kohe të gjatë Tiranës, ndryshimi është i dukshëm.
“Përpara kemi vazhdimin e një pune mjaft të bukur që ka nisur me vënien në krye të Bashkisë të Erion Veliajt. Kam shumë kolegë që kanë ardhur dhe kanë parë ndryshimet në Tiranë. Ka shumë artistë të cilët duan të vijnë ta vizitojnë, sepse kanë dëgjuar shumë për punën që bën kryetari i bashkisë,” tha Eneida
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
88%
-
Jo
7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1870
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve, takimi online! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
17 Janar, 08:04
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erion Braçe largohet nga Divjaka, Rama i ofron njësinë nr.5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
Mero Baze: 35 me 14
16 Janar, 07:12
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
BRAVO eneida,,,,PS perfaqson partine me progresive dhe emancipuese te shqiperise qe do e coje perpara shoqerine tone...
Përgjigju