Ish-trajneri i Everton në 'pole', Portugalia gjen zëvendësuesin e Fernando Santos

Ish-trajneri i Everton në 'pole', Portugalia gjen zëvendësuesin e Fernando Santos

Roberto Martinez

Roberto Martinez ka arritur një 'marrëveshje verbale' për të marrë postin e trajnerit të Portugalisë në futboll, pavarësisht se zhgënjeu si trajner i Belgjikës në Kupën e Botës në Katar.

Marrëveshja pritet të finalizohet deri në fund të javës së ardhshme, sipas The Athletic. Spanjolli duket se ka zgjedhur të vijojë në futbollin ndërkombëtar, duke dashur të vijojë me luzitanët. 49-vjeçari prej 2016 ishte pjesë e Belgjikës, teksa më herët ka drejtuar edhe Evertonin, Uigan dhe Suansea në Angli.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho refuzoi më parë Portugalinë, duke dashur t'i jepte përparësi punës së tij me verdhekuqtë të paktën për pjesën e mbetur të kontratës së tij. Edhe Zidane ka refuzuar Portugalinë. Kujtojmë se largimi i Fernando Santos pas "Katar 2022" ka bërë që stoli i luzitanëve të jetë bosh. 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën