Ish-trajneri i njohur britanik fyen Shqipërinë, e quan ‘rival të kotë’: As kam ndërmend ta shoh ndeshjen. Çfarë të shoh, si do fitojmë 5-0?

Ish-trajneri i njohur britanik fyen Shqipërinë, e quan ‘rival të kotë’: As kam ndërmend ta shoh ndeshjen. Çfarë të shoh, si do fitojmë 5-0?

Heri Redknap

Tomas Tuhel do të jetë një dështim nëse nuk fiton Kupën e Botës. Ky është mendimi ish-trajnerit të Uest Hem dhe Totenhem, Heri Redknap, i cili tha për tabloidin “The Mirror” se gjermani nuk duhet të gjykohet duke luajtur me “dy ekipe të pavlera”, duke iu referuar përballjeve të “Tre luanëve” ndaj Shqipërisë dhe Letonisë.

Në historinë e Anglisë, Tuhel është trajneri i tretë i huaj, ndërsa ka si objektiv fitimin e Kupës së Botës 2026.

Ai ka firmosur për 18 muaj me federatën angleze, ndërsa paraardhësi i tij, Gareth Southgejt arriti në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në finalet e Euros në 2021 dhe 2024.

“Ai duhet të fitojë diçka, për të pasur sukses! Gareth na çoi larg! Ai ka një mundësi, ka një skuadër të madhe,  grup fantastik lojtarësh!

Vështirë ta gjykojmë momentalisht! Përzgjodhi  ekipin, luajnë ndaj dy ekipeve të kota, apo jo? Më mirë shikoj serialin Coronation Street!

Nuk kam pse ndjek këto sfida! Që të jem i sinqertë! Çfarë fitojmë nëse mundim Letoninë apo dikë tjetër?

Ti mposhtim ata 5 apo 6-0, çfarë mësojmë për secilin nga lojtarët? Realisht… Kështu që është e vështirë deri sa ne të marrim pjesë në një kompeticion”, tha Redknap.

Shqipëria dhe Anglia janë përballur 6 herë mes tyre, e në të gjitha takimet janë anglezët që kanë fituar. Kuqezinjtë janë ndëshkuar 19 herë, ndërsa kanë shënuar vetëm 1 gol në historinë e këtyre sfidave. Anglia pozicionohet e katërta në renditjen e FIFA-s, kurse Shqipëria në vend të 65.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nari: 22/03/2025 20:20

    Po pse , akoma keni dyshim se futbolli yne eshte komplet pa vlere ?! Ne vend qe te mendojme per katundarine qe ka pushtuar Federaten e Futbollit u veme veshin se cfare mendojne te tjeret per futbollin tone ! Popull budalla ngelem !

    Përgjigju
  • Arbeni: 22/03/2025 10:01

    Ky mëndjelliu Redknap sheh ëndërra për të fituar kupën e botës.Anglia kurrë nuk ka për ta fituar atë kupë,vetëm ta shohë me dylbi ai dhe gjithë anglezët.Ky trajner i dështuar i West Ham se sa i zoti është e ka treguar në renditjen e skuadrës në Premier Ligue e cila është renditur në vëndet e fundit të tabelës,prandaj mos të na shes mënd.Të mos vlerësohej Shqipëria nuk shikohej ndeshja nga 82 mij e 300 e ca spektator.Pretendimet i kanë të mëdha këta hunderrët anglezë,por kanë 59 vjet që nga 1966-a që as i janë afruar kupës së botës.Edhe kupën e Europës nuk e kanë fituar asnjëherë.Kjo do të thotë se në Europë dhe në botë ka ekipe më të mira që i kanë mundur e do t’i mundin këta karagjoz të tipit të këtij Rrondokopit a Redknapit si quhet ky askush.Shqipëria nuk pretendon të fitoj kupën e botës,por edhe Anglia ta harroj se do fitoj ndonjëherë këtë kup.Bye,bye Redknap !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!

Arrestimi i kryebashkiakut Imamoglu në Turqi: X pezullon llogaritë e opozitës mes protestave!