Ottmar Hitzfeld vazhdon ta ndjejë. Der orkan, e quan ai. Uraganin. Zhurmën që shpërtheu në Nou Camp kur Teddy Sheringham barazoi në finalen e Champions League të vitit 1999.
Situata u përkeqësua kur Ole Gunnar Solskjaer shënoi golin e përmbysjes për Man United po në kohën shtesë, duke i dhënë trofeun Djajve.
Njëzet vite kanë kaluar dhe Hitzfeld ka një shprehi mosbesuese kur flet për atë mbrëmje. Një mjeshtër i stolit i cili është trajnuar për të qenë një profesor matematike përpara se të bëhej një nga trajnerët më të mirë të gjeneratës së tij, 70-vjeçari nuk mundohet më të logjikojë se çfarë ka ndodhur.
“Nuk mundem,” shprehet ai kur pyetet të shpjegojë sesi Bayern Munich u rrëzua në atë mënyrë atë mbrëmje në Barcelonë. “Prandaj po flasim akoma për këtë gjë.” Më vonë, kur doli nga dhomat e zhveshjes, trajneri bavarez ishte duke ecur në tunel kur ritakoi mikun e vjetër Alex Ferguson.
“Ai thjesht tha ‘e pabesueshme’,” rikujton Hitzfeld. “Ai nuk kërkoi falje, por dukej që po kërkonte ndjesë në një mënyrë.
Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie të mirë me Ferguson. Megjithatë, nuk folëm më për atë që ndodhi atë mbrëmje. Çfarë mund të thuash më shumë? Pamjet flasin vetë. E dinim se për njërin ishte gjëja më e bukur, ndërsa për tjetrin më e tmerrshmja.
Megjithatë, ai moment në tunel, empatia e tij ishte shumë e bukur. Nuk më shkoi mendja se do të ndodhte ajo përmbysje.
Kemi humbur shumë raste dhe kemi qenë të pafat me shtyllën e Jancker dhe traversën e Scholl. Nuk isha aspak i frikësuar sepse çdo gjë ishte nën kontroll. Pastaj nisi.
Ferguson duhet të rrezikonte pasi skuadra e tij po humbte. Tifozët shpërthyen kur u shënua goli i barazimit dhe në atë moment kuptova se rezultati mund të përmbysej.
Situata të tilla janë shumë të rralla. Kur shënohet një gol i tillë dhe tifozët reagojnë në atë mënyrë, është ndryshe nga ndeshjet normale. Nuk kisha përjetuar asnjëherë diçka të tillë.
Nuk kishte shumë kohë për të komunikuar dhe të reagonim mes dy golave. United kishte euforinë dhe më pas Solskjaer shënoi golin e jetës. Është një tronditje që nuk ikën asnjëherë nga mendja jote"/ Telesport
Qelbsinat, do kishin 6 kupa sot..
Përgjigju