Përballja me ish-të dashurit e tu ndoshta nuk është edhe aq e sikletshme, por përballja me ish-të dashurat e partnerit, sigurisht që do të shkaktojë luhatje të humorit. Të mos harrojmë që e gjitha varet nga karakteri i personit, dhe Meghan Markle u përmbajt mjaft mirë dhe dukej shumë e qetë gjithë kohës, që u përball me ish-të dashurat e Princit Harry.
E gjitha kjo ndodhi në dasmën e princeshë Eugenia-s, ku ishin të ftuar shumë personazhe të njohur. Mes tyre ishin edhe dy ish-të dashurat e partnerit të Dukeshës së Sussex, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas.
Ish-të dashurat e Princit Harry të pranishme në dasmën e Princeshës Eugenia
Princi dhe Chelsy kanë pasur një lidhje të gjatë së bashku, prej 7 vitesh. Në vitin 2011 ata u ndanë, por princeshë Eugenia mbeti shoqe me Chelsy-n. Kurse Cressida Bonas ka qenë e lidhur me princin për 2 vite dhe ata u ndanë në vitin 2014. Sërish princesha mbeti shoqe me Cressida-n edhe pse ajo u nda nga kushëriri i saj.
Meghan u pa e qeshur dhe e sjellshme gjithë kohës në dasmë, edhe pse ndoshta brenda vetes është ndjerë mjaft në siklet.