Inspektorati Shtetëror i Ujërave ka penalizuar me gjoba 3 subjekte në Vlorë, Durrës dhe Vorë për shfrytëzim inertesh, veprimtari të paligjshme në brigje dhe ndotje në mjedis.
 
Në Vlorë, inspektorët e ISHU-së kanë gjobitur me 2 milionë lekë kompaninë “Halili” sh.p.k, pasi nxirrte inerte nga Lumi i Vlorës pa leje.
 
Një tjetër masë e Inspektoratit Shtetëror të Ujërave, është marrë ndaj kompanisë “Everest” në qytetin e Durrësit. Shoqëria në fjalë është gjobitur me 2 milionë lekë për veprimtari në brigje, pasi hidhte materiale inerte në bregun e detit.
 
Ndërsa masa e tretë është vendosur në Vorë, ndaj shoqërisë “Authoctonus”, për shkak të ndotjeve që krijonte në mjedis.
 
Ndërkaq, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të shfrytëzimit të inerteve në shtretërit e të gjithë lumenjve, marrjen e masave për largimin e impianteve të prodhimit të inerteve në tarracat e lumenjve.

[gallery]20410[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com