Njerëzit, që jetojnë në Ishujt Falkland kanë votuar për të mbështetur sundimin britanik. Banorët e ishujve mbajtën referendumin në përgjigje të presionit të Argjentinës për negociatat mbi sovranitetin.
Britania e Madhe dhe Argjentina akuzojnë njëra-tjetrën për kolonializëm dhe theksojnë pretendimet e tyre mbi grupin e ishujve, në të cilin jetojnë rreth 3000 banorë.
Nga rezultatet e referendumit, që u zhvilluan të dielën dhe të hënën treguan se 98 për qind votuan pro, që të mbesin nën Britaninë ku vetëm tre votues kanë votuar kundër.
Rreth 1 mijë e 513 qytetarë me të drejtë vote, morën pjesë në referendumin, i cili është hedhur poshtë nga Argjentina.
Argjentina konsideron Ishujt Falkland, që gjenden në Atlantikun Jugor, pjesë e territorit të saj kombëtar, që janë marrë nga britanikët në vitin 1833. Të dyja shtetet kanë zhvilluar një luftë të shkurtër, por të përgjakshme për ishujt në vitin 1982.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com