Ishulli i Kretës në Greqi është ‘pushtuar’ nga zjarre masive këtë të shtunë, duke detyruar shumë familje të braktisin shtëpitë e tyre.
Forcat zjarrfikëse greke sqarojnë se shkak i përhapjes së shpejtë të zjarrit në ishull kanë qenë erërat e forta.
Zjarri shpërtheu në orët e paradites së sotme (6 prill 2024) dhe nga erërat e forta u përhap në shpatet e pyllit malor në lindje të qytetit bregdetar të Ierapetrës.
Autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve që jetojnë në fshatrat Achlia, Galini, Agia Fotia dhe Mavros Kolimpos, pasi zjarri përfshiu disa shtëpi.
“Zjarri është ulur ndjeshëm pas përpjekjeve të qindra zjarrfikësve”,- tha një zyrtar i shërbimit zjarrfikës për Reuters.
"Ishte zjarri i parë i madh pranë një zone të banuar këtë vit”,- shton ai.
Më herët gjatë ditës një zjarrfikës dhe një banor i zonës u dërguan në spital me lëndime të lehta.
Rreth 150 zjarrfikës po luftonin me zjarrin në pyll, të ndihmuar nga tre helikopterë.
Ministria e Mbrojtjes Civile i ka vënë autoritetet në gatishmëri për shkak të erërave të forta që priten në ditët në vijim dhe pasi dhjetëra zjarre më të vogla në pyje shpërthyen të shtunën.
Zjarret janë të zakonshme në kombin mesdhetar. Vitin e kaluar një zjarr i egër në Greqinë verilindore për 11 ditë shkatërroi një zonë më të madhe se qyteti i Nju Jorkut dhe vrau 20 njerëz.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1494
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta
24 Dhjetor, 12:59
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Pogradec/ Shkrumbohet makina e ish-oficerit të krimeve, digjen pjesërisht dhe dy mjete afër tij! Dëshmon se nuk ka konflikte, ja për çfarë dyshohet
23 Dhjetor, 13:13
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët
21 Dhjetor, 18:33
-
Arrestimi në Gjermani, Florian Marku në pritje të ekstradimit drejt Greqisë! Priten 6 muaj burg
19 Dhjetor, 12:47