Ishulli i Sazanit 4 ditë nën 'pushtetin' e flakëve, Ministria e Mbrojtjes: Greqia sjell avionin 'bombardues të ujit'! Neutralizohen vatrat e zjarrit

Prej katër ditësh, ishulli i Sazanit është në betejë me flakët dhe tashmë qeveria shqiptare, në vështirësi për të shuar zjarrin me mjete rrethanore vendosi që të ndërhyjë nga ajri, ku u arrit neutralizmi i vatrave të zjarrit.

Për këtë i ka ardhur në ndihmë Greqia që i është përgjigjur kërkesës për të sjellë avion tip Canadair CL 415, i njohur ndryshe si bombarduesi i ujit për shuarjen e zjarrit në Sazan. 

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, u angazhuan 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije të cilat arrritën të neutralizonin vatrat e zjarrit në ishillin e Sazanit dhe Mirditë. 

Menjëherë sapo mbërriti në Shqipëri, avioni Canadair u vu në lëvizje. Report Tv ka siguruar videon kur ulet në det për tu mbushur në ujë dhe më pas ngrihet në ajër për të shuar vatrat e zjarrit që janë aktive prej 4 ditësh në ishullin e Sazanit.

“Për këtë qëllim një avion tip Canadair CL 415 që vjen nga Greqia aktivizohet sot, herët në mëngjes për shuarjen nga ajri të zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, puna në terren, Ministria e Mbrojtjes tha se krijimi i brezit të shpyllëzimit mbeten thelbësore për izolimin total të zjarrit në një zonë të ish-repartit ushtarak. Avioni Canadair CL-415 është projektuar posaçërisht për shuarjen e zjarrit nga ajri, por mund të kryejë edhe role të tjera të ndryshme, të tilla si kërkim-shpëtimi dhe transporti. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Greqi, pas një sërë kontaktesh falenderoi autoritetet atje për përgjigjen në kohë ndaj Shqipërisë.

Shqipëria kërkoi ndihmë nga Greqia në pamundësi të helikopterëve shqiptarë për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit. Megjithëse ka tre helikopterë Cougar që kanë kova për të shuar flakët në situata emergjence me zjarret, 2 janë për mirëmbajtje jashtë vendit, që kërkon kohë pasi është një procedurë e gjatë tenderimi, me përfshirje të NATO. Ndërkohë, në Shqipëri ndodhet helikopteri i tretë Cougar, që gjithashtu ka kova për flakë. Por edhe ky helikopter është në procesin e mirëmbajtjes, që merr disa javë kohë edhe nuk është ende gati për fluturim. Megjithatë, sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, edhe nëse do të ishte në gjendje, helikopteri nuk do të nxirrej në operacion pasi ishulli i Sazanit nuk është i banuar dhe s’ka rrezik në njerëz. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
'Beteja' 4 ditore e zjarrit në Ishullin e Sazanit, ministria e Mbrojtjes: Mirënjohje për mbështetjen nga SHBA

Pas 'luftës' 4 ditore në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes  ka deklaruar se ka arritur të neutralizojë vatrat e zjarrit.

Sipas njoftimit, për të neutralizuar vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit janë angazhuar 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije, ndërsa mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri.

Ndërkaq, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se sot ka përdorur për herë të parë sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B". Ministria ka vijuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-ve.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Sot kemi përdorur për herë të parë Sistemet e fluturimit pa pilot (UAS) të tipit "PUMA RQ-20B", për monitorimin e vatrave të zjarrit në Sazan (përveç përdorimit ushtarak), mundësuar për Forcën tonë Tokësore, nga partneriteti strategjik me SHBA.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA.

Falenderim për efektivin e mirëtrainuar të FT dhe komandantin gjen. Arben Kingji.

Ora 17:30
Pas 4 ditësh në flakë, neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, ministria e mbrojtjes: Situata nën kontroll

Pas 4 ditësh nën 'pushtetin' e flakëve, në ishullin e Sazanit janë neutralizuar  vatrat, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, për të neutralizuar vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit janë angazhuar 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije, ndërsa mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri.

Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje shteti fqinj Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian, për të cilin Ministria e Mbrojtjes shprehu mirënjohje. 

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes:

Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit dhe Mirditë.

Neutralizohen vatrat e zjarrit në ishullin e Sazanit, pas një pune të pandërprerë nga toka dhe ajri. 122 efektivë të Forcave të Armatosura, 9 mjete, 2 anije u angazhuan në operacionin e nisur tri ditë më parë për të shuar flakët. Mëngjesin e sotëm nisi edhe ndërhyrja nga ajri. Forcave në terren iu bashkua edhe avioni Canadair CL 415, i ardhur si mbështetje nga Greqia, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian. Situata në ishullin e Sazanit është nën kontroll,  ndërsa puna vijon për të shmangur totalisht mundësinë e rindezjes së flakëve për shkak edhe të bimësisë.

Ndërkaq 54 efektivë të FA iu bashkuan forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e vatrës së zjarrit në njësinë administrative Orosh të Mirditës. Në operacionin që u finalizua në një kohë të shpejtë u bë e mundur shmangia e përhapjes së flakëve pranë banesave.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohjen për punën e të gjithë ekipeve të angazhuara dhe u bën thirrje qytetarëve, turistëve që këtë sezon pritet të jenë të shumtë të bëjnë kujdes, pasi kjo  verë parashikohet të jetë e nxehtë dhe rreziku nga zjarret mbetet evident.

Falenderime të përzemërta Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian për mbështetjen, shtetit fqinj Greqisë për përgjigjen në kohë rekord me avionin Canadair.

Ora 13:28
 ‘Kryeministri përdor avion personal për salltanete’, Salianji reagon për zjarrin në Sazan: Duhet hetim dhe ndëshkim penal

1652089701_salianji.png

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me zjarrin që ka përfshirë ishullin e Sazanit, ku u desh ndërhyrja e një avioni nga pala greke për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve. Sipas Salianjit qeveria nuk ka marrë asnjë masë për të mos u përsëritur e njëjta situatë që ishte vitin e kaluar, ndërsa për këtë duhet të ketë hetim dhe ndëshkuar penalisht për shpërdorim detyre. Salianji thotë se qytetarët shohin sesi kryeministri përdor avion personal, vetëm për salltanete familjare.

Postimi i plotë

Në Shqipëri vetëm Rama fluturon, qeveria është në ajër, qytetarët i kanë shtrirë përtokë!

Shqipëria vitin që lamë pas kaloi një verë të vështirë prej zjarreve ku sërish qeveria u gjet e papërgatitur për ta përballuar e menaxhuar si situate. Janë ende të freskëta në memorien e gjithsecilit, pamjet e operacioneve të ushtrisë për shuarjen e zjarreve me mjete rrethanore.
Nuk mund të harrohem imazhet kur zjarret përpinin qindra e mijëra sipërfaqe tokësore në disa zona të vendit dhe ministria pajiste ushtarët e FA me degë pemësh, lopata e kazma për t’u përballur me flakët! Si në çdo rast qeveria shmangu përgjegjësitë dhe lexoi komunikatat e dëmeve që zjarret lanë pas!

Këtë vit sezoni veror nisi po njësoj, qeveria fajëson këdo, madje dhe ata që përpiqet të shuajnë flakët, por nuk merr asnjë masë dhe tregon sërish paaftësinë e saj për të përballuar një situatë të ngjashme me një vit më parë.

Në nëntor të vitit 2021 e kam pyetur Ministrin e Mbrojtjes në komision nëse buxheti që kërkonin ishte i mjaftueshëm për t’ia dalë këtë vit në situata të mundshme zjarresh. Pyetjet për ministrin dhe qeverinë e tij ishin këto:

“Nuk është aty ku duhet gjendja e helikopterëve, gjithë specialistët më thonë ne Shqipëria nuk ngre dot në ajër asnjë helikopter, dini gjë ju si është gjendja e operacionalitetit të tyre? Paratë e taksave të shqiptarëve shpërdorohen pa pasur përgjegjësi askush! A do vijë helikopteri i blerë për një viti e gjysmë që ndodhet në Itali. A paguhet për parkimin e tij atje? A i keni adresuar drejt fondet e buxhetit në raport me nevojat e forcave të armatosura. Në Zall Herr akoma rrinë nëpër çadra, ndërkohë që harxhohen 5 mln euro për të bërë një muze që sot nuk është funksional”.

Qeveria u përgjigj se mjaftonin për të zgjidhur çdo situatë dhe se ka marrë çdo masë! Sot kur zjarri po shkrumbon Sazanin dhe qeveria vetëm e sheh nga larg duke shpërfaqur gjithë paaftësinë e saj për zgjidhje dhe ndihmë, përgjegjësia për ato deklarata të papërgjegjshme është e qartë. Sot përgjegjësia nuk është vetëm politike dhe morale, por është shpërdorim që duhet hetuar dhe ndëshkuar penalisht!

Sot qytetarët shohin se si Kryeministri përdor si avion personal vetëm për salltanetet familjare dhe qejfe personale! Për Ramën ka më shumë rëndësi që shqiptarët të paguajnë me taksat e tyre komoditetin e tij se sa të sigurojë mjete për ruajtjen e Shqipërisë nga shkrumbimi i përvitshëm!
Shqipëria sot ende nuk ka një mjet për të shuar zjarret nga ajri!

Ora 12:00
Zjarri në ishullin e Sazanit, Ministria e Mbrojtjes: 122 trupa të Forcave të Armatosura po punojnë për ndërprerjen e flakëve

1654510014_Screenshot1.jpg

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit. Sipas ministrisë së mbrojtjes përveç avionit Canadair, në terren janë 122 trupa të forcave të Armatosura.

‘Ka nisur prej orëve të para të mëngjesit operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair Cl 415, mbështetje nga Greqia dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është bashkuar aksionit që po vijon prej më shumë se 48 orësh nga terreni. 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare, zjarrfikës, etj janë duke punuar për të ndërprerë përhapjen e flakëve.’- njofton ministria e mbrojtjes.

Ora 09:21
Momenti kur avioni 'bombardues i ujit' ndërhyn për të shuar zjarrin në ishullin e Sazanit (VIDEO)

 

Këto janë pamjet ku avioni tip Canadair CL 415, i njohur ndryshe si bombarduesi i ujit ndërhyn nga ajri për të shuar flakët në ishullin e Sazanit. Report Tv siguron pamjet kur avioni merr një sasi të madhe uji në det dhe ngrihet në ajër për të shuar vatrat e zjarrit që janë aktive prej katër ditësh në ishullin e Sazanit.

Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.

Ora 09:00
Avioni tip Canadair CL 415 niset për në Sazan të shuar flakët! Momenti kur mbushet me ujë në det (VIDEO)

 

Këto janë pamjet ku avioni tip Canadair CL 415, shkon në drejtim të ishullit të Sazanit për të shuar flakët. Report Tv ka siguruar një video teksa avioni mbushet me ujë në det dhe niset në drejtim të ishullit të Sazanit.

Avioni Canadair CL 415 do të hyje në operacion për shuarjen e zjarrit nga ajri si mbështetje e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, Emergency Response Coordination Centre (ERCC), pas kërkesës së bërë nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile. Greqia iu përgjigj menjëherë pozitivisht kërkesës së Shqipërisë.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • i vjedhuri: 07/06/2022 19:05

    A KE TURP O EDI RAMA ,,DHE AI KUNGULLI JOT PELESHI,,,,QE TE VIJE AVION NGA GREQIA PER TE SHUAR ZJARRIN TONE,,,,KU I KE FONDET E MINISTRISE TE MBROJTJES MOR HAJDUT KRYEMINISTER PER TE BLERE AVIONE,,,HELIKOPTERE,,TANKE,,,ARTILERI,,ANIJE,,,RAKETA,,,TE GJITHA KETO FONDE MOR PIS NJERI ,,,TI I VJEDH DHE UA JEP OLIGARKEVE TE TU,,,NUK KA SHPJEGIM TJETER....po pse vetem ketu vjedh edi rama,po ne kesh,,,ne ministrine e bujqesise.tranportit...etj...te vrafte zoti ne gjume ishallah....

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/06/2022 18:40

    Njè shtet i NATO qè nuk ka njè helikopter pèr tè hedhur ujè mbi njè vatèr zjarri. Shqipèria e bukur, mbushur me shqiptarè hajdutè qè dinè vetèm tè hapen bythèsh dhe tu lèpijnè prapanicat tè huajve. Njèri tjetrin, e vrasin si zog pule pèr njè fjalè goje dhe njè vijè uji. 3-4 ditè digjet Sazani. Njèri mè i paaftè se tjetri, marrin "vendime" pèr tè vènè duart nè kokè. Dy kova uji hedhur nga lart nga njè helikopter grek SHUAN VATRAT E ZJARRIT. Pika qè su bie more zhgarravina. Ju nuk meritoni tè merreni seriozisht.

    Përgjigju
  • Boti: 07/06/2022 18:04

    Shkaterruat pronat, industrine, shendetesine, mjedisin, ushtrine dhe keni lene vetem institucionet shteteore prezent...aty gatuani vjedhjet tuaja dhe ja kaq ishte shqiperia. Nje kafshate buke ne darken e nje kryeministri. Tju beje mire!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja