Ishulli i vogël Saint Helena në Atlantik, ka shpallur konkurs për vende të lira pune në departamentin e kontrollit të emigracionit në aeroportin e ri.

Në këtë vend jetojnë 4500 banorë, kurse në aeroportin që mediat botërore e kanë quajtur aeroportin që më së paku shfrytëzohet, avionët fluturojnë vetëm një herë në javë.

Kandidatët fatlumë, të cilët do të mbikëqyrin ardhjen e pasagjerëve në aeroport, do të shpërblehen me pagë vjetore që sillet rreth 56 mijë euro, shkruan Daily Mail.

Në shpalljen e publikuar në këtë ishull subtropikal që është në pronësi të Britanisë së Madhe, mbretëron një mot i nxehtë dhe me banorë shumë të shoqërueshëm.

Ishulli shtrihet në 425 kilometra katrorë dhe është rreth 2800 kilometra larg bregut të Angolës. Ishullin e pabanuar ku Napoleoni i kishte kaluar ditët e fundit pas humbjes, e kishte zbuluar një zhytës portugez, por me kalimin e viteve kaloi në administrimin e kompanisë britanike.

Në aeroportin e këtij ishulli aterron dhe ngrihet në ajër vetëm një avion komercial që udhëton për në Afrikën e Jugut, por planifikohet që të shtohen linjat ajrore.

“Aeroporti që më së paku në botë përdoret” është hapur në vitin 2016, kurse hapja zyrtare e tij ishte shtyrë disa herë për shkak të problemeve të shumta.

Dhe pasi që ishte hapur, është bërë e ditur se për shkak të erërave të forta, aterrimi i aeroplanit me kapacitet për 70 pasagjerë është pothuajse i pamundur.

Ndërtimi i këtij aeroporti ka kushtuar rreth 360 mijë euro, dhe është financuar me paratë e taksapaguesve.