Ish-ushtarakët, si rillogariten pensionet e parakohshme pas vendimit të gjykatës

Ish-ushtarakët, si rillogariten pensionet e parakohshme pas vendimit të gjykatës

Ish-ushtarake

Instituti i Sigurimeve Shoqrore ka publikuar procedurën si si llogaritet pensioni i parakohshëm për ish ushtarakët. Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe e pensionit suplementar, për rastet kur vjetërsia e shërbimit njihet me 1.5-fish, llogaritet në bazë të periudhës faktike të shërbimit dhe të pagës referuese. Për këtë rast, edhe kur periudha faktike e shërbimit është më pak se 15  vite për burrat dhe më pak se 12 vite për gratë, pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi nuk mund të jetë më i vogël se 50 % e pagës mesatare referuese.

Për personat që punësohen dhe vetëpunësohen, bazuar në deklaratën e personit dhe vërtetimin e lëshuar nga organet përkatëse, masa e pensionit të parakohshëm vihet në nivelin e pensionit bazë të pleqërisë, të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, që është apo ka qenë në fuqi për atë periudhë. Në çastin e ndërprerjes së veprimtarisë ekonomike, me kërkesë të përfituesit dhe shoqëruar me dokumentacionin për ndërprerjen e veprimtarisë, drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore i japin përfituesit pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Masa e tij mujore do të jetë sa masa e pensionit të parakohshëm në çastin e kufizimit për shkak të fillimit të veprimtarisë ekonomike, duke bërë shtesat e nevojshme sipas të gjitha indekseve të përcaktuara nga vendimet e Këshillit të Ministrave për rritjen e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, gjatë periudhës së kufizimit të tij.

Si u bë rillogaritja
Procedura e rillogaritjes dhe e lëvizjes së informacionit do të jetë, si më poshtë vijon: a) Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, me shkresë përcjellëse dhe në rrugë postare, do t'i dërgojnë institucionit, që ka urdhëruar daljen në rezervë apo lirim të personit, listat emërore (emër, atësi, mbiemër, datëlindje) për çdo përfitues, të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi dhe për çdo përfitues të pensionit suplementar. Institucionet e linjës, në bashkëpunim ndërmjet tyre, për rastet kur ushtarakët kanë kryer funksione në struktura të ndryshme, brenda 1  muaji nga data e mbërritjes me postë të listës emërore të personave, plotësojnë formularin tip të periudhës së shërbimit dhe të pagës mesatare, të cilin ia përcjellin strukturës rajonale të sigurimeve shoqërore (DRSSH) që ka iniciuar procedurën e rillogaritjes së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore, brenda 15 ditëve nga data e mbërritjes në rrugë postare të dokumentacionit individual, përfundojnë rillogaritjen e përfitimit, llogarisin diferencat, zbatojnë procedurat ligjore të evadimit të tyre dhe njoftojnë zyrtarisht përfituesin duke dërguar edhe dokumentacionin përfundimtar për realizimin e pagesës mujore.

Llogaritja e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi:
PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%
PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi
PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto
VSH =  Vitet e Shërbimit

Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ushtarakut në rezervë/lirim D.N.  i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 20 Maj 2017. Ai ka 22 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 44,000 lekë në muaj.

Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:
PPVSH = 44,000 lekë x 22 x 1.5%  = 14,520 lekë / muaj

Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 20 Maj 2017 është 13,014 lekë në muaj, pra masa e llogaritur e PPVSH do të jetë 14,520 lekë në muaj. Pra, ish-ushtaraku D.N. në datën 20 Maj 2017 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 14,520 lekë / muaj.
Dokumentat që duhen

Për të përfituar pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi: - Fotokopje të letërnjoftimit elektronik të nënshkruar nga vetë personi ose certifikatë personale me fotografi. - Certifikatë familjare; - Deklaratë individuale për gjendjen e punësimit; - Vërtetim nga zyrat e tatim-taksave nëse ushtron veprimtari ekonomike si punëdhënës ose i vetëpunësuar; - Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive nëse ka përfituar ose jo tokë.

Për të përfituar pension suplementar pleqërie apo suplementar invaliditeti, fotokopje të letërnjoftimit elektronik ose certifikatë personale me fotografi. Për të përfituar pension suplementar familjar: - Certifikatë familjare; - Certifikatë vdekjeje. Për të përfituar pension suplementar familjar, në rastet kur personat kanë humbur jetën në detyrë dhe për shkak të saj: - Certifikatë familjare; - Certifikatë vdekjeje; - Vërtetim nga prokuroria e rrethit gjyqësor për shkakun e vdekjes

Formula e llogaritjes
PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%
PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi
PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto
VSH =  Vitet e Shërbimit

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur