‘Janë rreth 206 mijë pensionistë që do të përfitojnë 5 mijë lekë të reja nga bonusi i pranverës’, kështu është shprehur eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli.
I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, ai u shpreh se janë rreth 524 mijë pensionistë që kanë pension nën 200 mijë lekë të vjetra që do të marrin 10 mijë lekë të reja bonus.
‘Bonusi i dhjetorit 2023 ka qenë 20 mln euro, bonusi i dhjetorit 2024 ka qenë 100 mln euro dhe bonusi i pranverës 2025 është 64 mln euro. Janë 206 mijë pensionistët që do të përfitojnë nga 1 marsi 5 mijë lekë të reja, ndërsa 524 mijë pensionistë që janë nën 200 mijë lekë të vjetra pension mujor 10 mijë lekë të reja, pra këto për bonusin e pranverës’, tha ai.
Eksperti i Ekonomisë bëri me dije se sa do të rritet pensioni minimal, mesatar dhe pensioni për ata pensionistë që marrin mbi 200 mijë lekë të vjetra në muaj
‘Pensioni minimal rritet me 2 800 lekë të reja, po aq do të rritet edhe pensioni mestar deri në 200 mijë lekë, kurse ato pensione që janë më të larta se 200 mijë lekë marrin 12 500 lekë të tjetra në muaj shtesë deri në nëntor të këtij viti, në dhjetor ka bonus tjetër’, tha ai.
Lidhur me njohjen e periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore para vitit 1994, edhe kur qytetarët nuk kanë dokumentet e nevojshme, ai tha se nga kjo amnisti pritet të përfitojnë rreth 30 mijë persona.
‘Ata që kanë punuar para vitit ‘94 që kanë qenë në kooperativa bujqësore edhe pse s’kanë dokumente sepse janë humbur i përfiton ato si vite pune. Edhe ata që kanë dal në pension i përfitojnë. Qytetarët shkonin në gjykata harxhonin lekë derisa ti njiheshin. Do të përfitojnë rreth 30 mijë persona’, tha ai.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
28.6%
-
Pak
60.1%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 1529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Ekonomia në një model që nuk prodhon’, Gjokutaj në Report Tv: Të rriten të ardhurat, duhet të kishte politika vizionare
5 Shkurt, 15:42
-
Sondazhi për Tiranën/ Zaloshnja: PS merr 19 mandate, epërsi me votën e diasporës! PD dy deputetë më pak se në 2021
5 Shkurt, 14:59
-
Drejtoresha e AMF: Pensionet private, mundësi për të ardhura shtesë dhe më shumë mirëqënie
5 Shkurt, 12:45
-
'Ka rritje të sëmundjeve tumorale', specialisti i ISHP: Më të prekur nga kanceret meshkujt, i stomakut në shifra të larta! Menaxhohen nëse kapen në kohë
5 Shkurt, 12:30
-
Suedi/ Sulmi makabër në shkollë, Silvana Begaj për Report Tv: Një nga ngjarjet më të rënda gjatë 50 viteve të fundit! Bie miti që ky është një vend i sigurt
5 Shkurt, 12:12
-
Banka Botërore: Informaliteti i lartë 'minon' pensionet! Rama: Skema ishte në kolaps, vijojmë me bonuse deri në reformën e re! Opozita premtime imagjinare
5 Shkurt, 09:22
-
'Bypass i Vlorës është një rrugë me shumë probleme', flet inxhinieri në Report Tv: Po vret njerëz! Kompania 'Gener 2' ka lënë punimet, mbikëqyrjet bëhen në mënyrë fiktive
4 Shkurt, 14:33
-
Luhatjet e euros në treg, ekspertja Radonshiqi: Dhjetori solli sasi të lartë nga remitancat dhe turistët, një pjesë informale! Qeveria të vendosë rregulla
4 Shkurt, 14:09
-
Nga shtatori ushqim falas në 119 shkolla të Tiranës, Seferi për Report Tv: Përfitojnë 32 mijë nxënës, menuja ushqimore me dakordësinë e prindërve
4 Shkurt, 13:21
-
Tërmetet në Santorini/ Çela në Report Tv: Çdo 5 minuta ka lëkundje, njerëzit në panik, kanë fjetur në makina! Shumica e të larguarve janë shqiptarë
4 Shkurt, 11:58
-
Deklaratat e Grenell për Kurtin, politologia: Duhen marrë seriozisht! Albini nuk është njeri i besueshëm për SHBA-në, ka lënduar raportet me amerikanët
4 Shkurt, 11:58
-
Greqi/ 200 tërmete orët e fundit, gazetari për Report Tv: 48 orët e ardhshme janë kritike
3 Shkurt, 15:34