Ish-Uzina e Superfosfatit në Laç, 'kërcënon' me jetë mbledhësit e skrapit

Ish-uzina e superfosfatit në qytetin e Kurbinit vijon të jetë në mëshirë të fatit, teksa në jo pak raste të rinj në pamundësi ekonomike shkojnë të gërmojnë për skrap edhe përse e dinë se mund t'u rrezikohet seriozisht jeta. Pushteti lokal dhe ai qendror ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të marrë nën ruajtje këtë objekt që është kthyer në një gërmadhë që rrezikon jetën e atyre njerëzve që vijnë për të kërkuar për metale, si një mënyrë për të siguruar mbijetesën në këtë qytet të varfër. 

Pamjet që sjell Report Tv nuk kanë nevojë për shumë koment teksa tregojnë qartë rrezikun që këto gërmadha paraqesin. 

Në qershor të 2018 Dashamir Jahja dhe Drilon Lamaj 2 të rinj Kurbinas humbën jetën pasi një masiv gurësh i zuri poshtë teksa gërmonin për skrap. Pavarësisht asaj tragjedie sërish të rinj shkojnë çdo ditë aty me shpresën për të nxjerrë bukën e gojës. Uzina e Superfosfatit në Kurbin prej 20 vitesh është jashtë funksionit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 03/02/2019 20:21

    Krimi ekonomik qe krten mbas diktatures u krhye ne krim njerezir . Ah ! Demokrature cfar i ke ber ketij populli . Mbyllen uzinen qe prodhonte elementin baze te bujqesise ,superfosfatin vetem qe banditet bisnesmen te tyre ,ta binin nga jasht . Keshtu ndodhi dhe me uzinat te ures dhe nitrat amonit ne Fier . O zot ;akoma qendrojne ne politik keto vemje qe vetem lot i kane shkaktuar ketij populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda