Pas ish sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, një tjetër ish drejtues i lartë i Administratës Trump në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish Zv. Presidenti Mike Pence do të vizitojë Shqipërinë. Ende nuk ka asnjë axhendë të publikuar të takimeve të tij, por vizita mund të jetë edhe në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhenieve diplomatike Shqipëri-SHBA

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i njohur edhe si njeriu i afërt me Trump, ishte në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Pompeo tha nga Tirana se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.