100 vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Pompeo në Tiranë! Alibeaj përfaqëson opozitën edhe në ceremoninë me njeriun e Trump, mesazh Berishës: Rrezikon miqësinë më Amerikën

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i njohur edhe si njeriu i afert me Trump, ndodhet në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera. 

Për marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe SHBA foli edhe ambasadorja Yuri Kim, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla dhe kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit dha një mesazh të qartë për Sali Berishën duke thënë se rrezikon me amerikanët dhe e cilëson si "mbetje të mentalitetit të diktaturës komuniste".

Përplasjet e Alibeajt me Berishën nisën pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD. Berisha ka nisur fushatën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike ndërsa nuk heziton të sulmojë vazhdimisht pasi është shpallur "non grata" nga DASH.

"Kjo festohet shumë, edhe kur ke 100 vjet, nuk lejohet t'ia shesësh dikujt tjetër. Është përkushtim për tokën, për të shfrytëzuar tokën që të ka dhënë Zoti. Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shkëlqyera. Shumë gjëra kanë ndodhur. Përkushtimi vijon njësoj.

Po e shohim në Ukrainë. Edhe pas luftës duhet ta ndihmojmë që të rindërtohet. Edhe për mua është shumë e vecantë që jam këtu dhe e di që kjo miqësi do të ketë edhe 100 vite të tjera. Po bëja shaka që kam shërbyer edhe si opozitë edhe me shumicën, por kjo nuk ka rëndësi. Duhet vullnet nga secili spektër, për të mbrotjur demokracinë shkulur korrupsionin. Faleminderit që punoni krah SHBA dhe që jeni miqtë tanë. Jam për 100 vjetorin, ju lutem më bëni një ftesë për 125 vjetorin", tha Pompeo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Pompeo nderohet me titullin 'Honoris Causa' nga Universiteti i Tiranës

 

Ish-sekretari amerikan i shtetit Michael Pompeo është nderuar nga Universiteti i Tiranës me titullin Honoris Causa për kontributin e dhënë në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe vendit tonë.

Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha tha se ky titull ky i jepet Pompeos si personalitet i rëndësishëm i SHBA me kontribut të çmuar në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor si dhe për thellimin e marrdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe vendit tonë.

Ish-sekretarit amerikan i shtetit Pomepo teksa shprehu falenderimet e tij për titullin akorduar e përqëndroi fjalën e tij te inkurajimi i studentëve për të punar fort dhe të japin kontributet e veta në zhvillimin e demokracisë.

“Jam vërtet i nderuar që po marr titullin Honoris Causa dhe jam vërtet falenderues. Doja të ndaja me ju 3 ide. Idenë e parë doja ta ndaja me studentët e universitetit, pasi më pëlqen t’i pyes shpesh rreth suksesit , të bërit progres, të qenit ambicioz dhe se si t’i arrijnë gjërat që duan për vete dhe familjen e tyre. Por kam vetëm një ide qëndrore: Punoni fort!”, tha Pompeo.

 

Ora 13:50
Njeriu i Trump shmangu Berishën në vizitën në Tiranë! Reagon ‘amerikania’ e ‘Foltores’: Ka ardhur për para, nuk përkrah askënd

1652701868_0500pompeo2150.jpg

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë duket se e ka mërzitur shumë Sali Berishën. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump nuk dënjoi ta takonte as 5 minuta dhe për këtë nuk akuzon dot as Sorosin. Mbështetësit e tij pretendojnë se kur të rikthehet në pushtet Donald Trump, do t’i heqin damkën e “non grata”-s. Përmes Evi Kokalarit ai e ka sulmuar ashpër isj-sekretarin e Trump, vetëm pse nuk e takuar, duke thënë se ai ka ardhur në Tiranë për një shumë të majme. 

“Disa gjëra që duhet të keni parasysh nga vizita e Mike Pompeos në Tiranë. Mike Pompeo është në Shqipëri në kapacitetin e një personi privat dhe kjo nuk është vizitë zyrtare. Mike Pompeo është në Tiranë për të dhënë një fjalim tek një komunitet jo-shqiptar, të cilën po e bën në këmbim të një shumë të majme parash, dhe nuk ka ardhur as për qeverinë e Ramës, as për opozitën fallco me seli te Rruga e Elbasanit, dhe as për 100 vjetorin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Amerikës. Ardhja e tij është koordinuar me ambasadën siç bëhet zakonisht në këto raste dhe zonja Kim ka organizuar disa evente për të, ku hyn dhe konferenca me grupin parlamentar sot, si dhe një çmim te organizuar nga UT dhe kjo me pagesë. Mos bini pre e filmave që duan t’ju shesin në mbështetje të luftës kundër opozitës shqiptare. Z. Pompeo i është dërguar një shpjegim i detajuar i ngjarjeve politike të fundit në Shqipëri dhe nuk është këtu për të përkrahur axhendën politike të askujt.Për arsye sigurie, informacionet e tjera mund t’i shkruaj mbas largimit të tij nga Shqipëria.” – shkruan Kokalari.

Ora 11:21
100-vjetori i marrëdhënieve me ShBA, Nikolla: Frymëzim për luftën kundër korrupsionit e minuesve të demokracisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti në Konferencën “Together-Krah për Krah”, kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA, organizuar nga Kuvendi, me nismën e Grupit Parlamentar të PS. Në konferencë morën pjesë ish Sekretari i Shtetit i ShBA, Mike Pompeo, Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Juri Kim, anëtarë të Këshillit të Ministrave dhe deputetë.

“28 korriku i vitit 1922 është një ditë e bekuar për Shqipërinë e shqiptarët. Vetëm 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kur shteti i ri shqiptar ndodhej në udhëkryq të historisë, miku më i afërt iu bëvendi që në distancë ndodhej më larg: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë të rralla rastet në histori, kur lindja dhe konsolidimi i një shteti ka ecur paralel me lindjen dhe forcimin e një miqësie, e cila ështëbërë parzmorja e shtetit të ri.

Shtetet e Bashkuara janë dora e zgjatur e miqësisë, talenti i pashtershëm i lirisë, fuqia e ndryshimit, udhëheqësi i valëve të demokratizimit dhe integrimit të Shqipërisë e shqiptarëve drejt qytetërimit perëndimor, arkitekti i sinergjisë funksionale midis demokracisë, stabilitetit e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara janë pasqyra ku shohin vetveten kombet që aspirojnë për liri e demokraci, zhvillim e mirëqenie, paqe e siguri, shoqëri e qeveri të pakorruptuara e pa minues të demokracisë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po mbështet me vendosmëri Kosovën e lirë e të pavarur dhe rritjen e njohjeve e të pozitës së saj në organizatat e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shqipëria është partnere e denjë e ShBA në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në aleancat e paqes e sigurisë, kundër agresorëve të sovranitetit e integritetit të vendeve sovrane, kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm,armiqve të lirisë e të demokracisë.

Partneriteti me ShBA, mbështetur në Deklaratëne Përbashkët për Partneritet Strategjik, nënshkruar më 20 prill 2015, është gur themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Zoti e bekoftë miqësinë tonë!’, theksoi në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ora 10:55
100 vite marrëdhënie SHBA-Shqipëri, Balla: Rëndësi parësore në nivelin strategjik, përbëjnë themelin e politikës së jashtme

 

Në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë, Taulant Balla ka folur për rëndësinë e mbështetjes amerikane në vendin tonë. Ndër të tjera citoi ish-presidentin Woodrow Wilson dhe qëndrimin që mbante një shekull më parë për të mbrojtur ekzistencën e shtetit shqiptar.

“… Mendimi i përbashkët i yni ka qenë se nuk është as e drejtë e as zgjidhje që të aneksohen si plaçkë lufte territore të banuara nga një komb tjetër. Qeveria amerikane nuk është e gatshme të njohë asnjë zgjidhje të padrejtë, të bazuar në një traktat të fshehtë, kushtet e të cilit janë të papajtueshme me situatën e re në botë. Shtrohet çështja nëse Qeveria amerikane ka mundësi të bashkëpunojë apo jo me fuqitë mike të Europës për këtë vepër të madhe: ruajtja e paqes në botë nëpërmjet zhdukjes së shkaqeve kryesore të luftës…", ishin fjalët e Wilson që citoi Balla.

Ndër të tjera theksoi se SHBA është partneri strategjik i Shqipërisë që përbën themelin e politikës së jashtme.

"Unë mendoj se sot pas 1 shekulli marrëdhëniesh diplomatike,  SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik. Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme. Ndërsa sot bëjmë bilancin e një shekulli, mund ta themi se pavarësisht nga cila prej dy partive vjen Presidenti i SHBA, ne jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që SHBA kanë dhënë ndaj Shqipërisë dhe çështjeve shqiptare. SHBA mbështesin forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri dhe ne i jemi mirënjohjes.  Një falenderim të merituar për të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri për punën e shkëlqyer si përfaqësues direkt të Presidentit të SHBA", tha Balla.

Ora 10:50
100 vite marrëdhënie SHBA-Shqipëri, Alibeaj mesazh Berishës: Mbetje të mentalitetit komunist rrezikojnë sot këtë marrëdhënie, kanë humbur busullën

 

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili zyrtarisht është drejtuesi i kësaj force politike, e ka pasur një mesazh për Sali Berishën që ka marrë godinën e partitë, edhe pse ende nuk ka një qëndrim të formës së prerë të gjykatës.

Duke folur në takimin e organizuar për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Alibeaj tha se ka njerëz që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës edhe pse vetë kanë humbur busullën dhe janë mbetje të mentalitetit komunist.

“Mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste, pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA.

Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t'i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë humbur rrugën në oborr dhe duan t'ia humbin rrugën edhe Shqipërisë. Nuk do t’ia dalin. Nuk do t’ia dalin sepse kanë kundër shumicën dërrmuese të shqiptarëve dhe historinë e tyre mbi 100 vjeçare”, tha Alibeaj.

/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 16/05/2022 14:21

    Pompeo ka ardhur me lobimin serb dhe Vućićit për ta mbrojtur Ramen , ky édhtë dhënder i beogradit…! Kurse Rama dihet mirë se është tradhtari më i madhë i shekullit pas Esat Pashes!

    Përgjigju
  • Tepelenasi: 16/05/2022 13:56

    Mike Pompeo, ish-shefi i CIA-s dhe ish-sekretari i shtetit gjate presidences se Trump, takohet me Alibeajn? U cmend Evi Angelakis! Jepini pak uje me nje got, mundesisht me foton e Sali Berishes, se do i bjeri te fiket! Hahahahaha

    Përgjigju
  • andi: 16/05/2022 11:12

    Ja do e shofi alibeu sa mbeshtetje ka ne popull zgjedhjet e tjera se erdhen

    Përgjigju
  • Loran shehu: 16/05/2022 11:11

    O alibeu ty vec ai hajduti kapllani te degjon se njeri tjt jo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët

Moti i keq në Korçë/ Policia: Gatishmëri në të gjitha akset, janë të kalueshme pavarësisht borës! Ja këshillat për shoferët