Ish-zv/kryeministri sulmon Berishën e Bashën: PD u degjenerua, u kthye në policeske, duhet parti e re!

Ish-zv/kryeministri sulmon Berishën e Bashën: PD u degjenerua, u kthye në policeske, duhet parti e re!

Bashkim Kopliku

TIRANE- Bashkim Kopliku, ish-zëvendëskryeministër në periudhën 1992-95 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike ka lëshuar një lumë akuzash dhe kritikash kundër lidërshipit të kaluar dhe aktual të partisë ku ka qenë pjesë.

Teksa analizon PD-në që nga themelimi edhe deri në ditët e sotme, ai thotë se nuk është më ajo parti me idealet që u krijua, pasi rrugës u transformua duke u kthyer në policeske, që nuk respektonte më as rregullat minimale të demokracisë së brendshme.

Ai shprehet se degjenerimin totalitar e antidemokratik të PD-së, nuk arrita ta ndaloj, sepse shumica e anëtarëve të PD, e aprovonin këtë degjenerim. Por kush është zgjidhja? Kopliku shprehet se mbështet çdo lëvizje, të çdo grupimi që përpiqet të organizohet për një parti demokratike të djathtë, si PD e fillimit, e vitit 1991– vendit, pasi sipas tij, Shqipërisë tashmë prej vitesh i mungon një parti e tillë.

Postimi i plotë i Bashkim Koplikut
Më pyetën në fb: Bashkim, përse u tërhoqe nga PD […]

Përgjigjja ime është si vijon:

Nuk jam tërhequr nga PD e viti 1991, nga mendimi politik i saj, por PD iku nga pozicioni i saj i 1991, që kishte kur unë u bëra pjesë e saj.

PD aktuale, duke filluar qartë që në 1995, pas humbjes së referendumit të vitit 1994, “për Kushtetutën”, mori kthesë 180 gradë, duke u kthyer në një parti policeske, që nuk respektonte më as rregullat minimale të demokracisë së brendshme. Këtë degjenerim totalitar e antidemokratik të PD-së, unë, me gjithë përpjekjet e mia, nuk arrita ta ndaloj, sepse shumica e anëtarëve të PD, e aprovonin këtë degjenerim.

Vazhdova të përpiqem ta pengoj Degjenerimin e PD, duke mbetur brenda saj, edhe në minorancë, deri sa, në prill 1997, kur më hoqën, me dhunë, nga kryesia e PD-së, me një votim skandaloz dhe në shkelje të statutit po të PD. (Këto ditë kam postuar një sqarim në face book, për atë ngjarje).

Nuk pati asnjë lëvizje, nga PD, për të ndrequr shkeljen e bërë, duke kërkuar falje, e pastaj, pra vetëm pastaj, pas kërkimit të faljes ndaj meje, të më kërkonin të kthehem prapë në PD. Nuk kërkuan falje as gjatë 1997, as më vonë nuk e bëri PD një gjë e tillë…

Megjithatë, deri në nga mesi i vitit 2009, nga jashtë PD, me shkrimet e mia e me daljet publike etj., kam shpresuar, kam vazhduar të përpiqem që PD të rikthehet në një parti demokratike të djathtë, aty ku ishte kur shqiptarët u mbështollën rreth saj për të rrëzuar enverizmin!.

Poor, unë, në qershor-korrik 2009, kur PD bëri koalicion, pazarllëk me LSI, e kjo vetëm e vetëm për të mbetur në Qeveri, për të mbajtur “karriget e thyera”, u binda se nuk kishte më asnjë shpresë shërimi për PD. Ajo po vepronte qartë kundër votës së popullit: populli nuk i kishte dhënë votën, PD-së, për bashkëqeverisje me LSI, por kundra saj!

U binda se PD kishte shkelur tashmë çdo parim, dhe prandaj ndërpreva çdo përpjekje për shërimin e PD-së, humba çdo shpresë shërimi të saj. Kjo sepse, fatkeqësisht, ishte shumica e PD-së fajtore, jo vetëm grupi udhëheqës në krye të saj; konstatova se aleancën me LSI po e përkrahte shumica dërmuese e anëtarëve të PD, edhe të njohur e miq të mi direkt … Ju kujtoj se gjatë gjithë fushatës që sapo kishte mbaruar, në 2009, LSI kishte qenë, edhe ajo, në një kundërshtim tërësor ideologjik, me PD, ku edhe ajo, LSI, votat nga elektorati i saj i kishte marrë për qëndrimin kundër PD, jo për bashkëqeverisje me të. PD u bë njësoj me LSI … !!!

Edhe në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, kur PD pruri Bashën me hajdutllëk në krye të Bashkisë Tiranë, PD arriti deri aty sa për babëzinë për “karriget e thyera”, për pushtet pa vota, bëri aleancë edhe me Partinë Komuniste, me të cilën PS nuk pranoi më të bënte aleancë!!!

Praktikisht, u pa qartë se tashmë përfundimisht spektri politik shqiptar ishte ristrukturua qartë:

PS ishte zhvendosur djathtas, kurse PD majtas, më majtas se PS, kishte shkuar tek PK (partia komuniste). Për ironi, partia e madhe e djathtë në Shqipëri, u bë PS… 

Tani mbetem në përkrahje të çdo lëvizjeje, të çdo përpjekjeje, të çdo grupimi që përpiqet të organizohet për një parti demokratike të djathtë, si PD e fillimit, e vitit 1991– vendit, Shqipërisë, tashmë prej vitesh i mungon një parti e tillë, që ta meritojë të jetë anëtare e PPE (Partia Popullore Evropiane) ku gabimisht akoma është PD….

Po e përsëris: fatkeqësisht, PD nuk është më e shërueshme, nuk kthehet dot më në një parti të djathtë demokratike, e çdo përpjekje në këtë drejtim, shkon kundër rikrijimit të një partie popullore (të djathtë) të Shqipërisë, që aktualisht aq shumë i mungon Shqipërisë, e që do të kishte qenë një kontribut kolosal për pranimin në BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 04/11/2019 02:52

    Kjo parti duhet shkrire plotesisht z,kopliku,,,une punoj murator,nuk mund te besh mur te ri mbi nje te vjeter,,,

    Përgjigju
  • O tej: 03/11/2019 19:48

    PD ka shku per lesh Marike.

    Përgjigju
  • KIRI: 03/11/2019 19:18

    KE TE DREJTE Z.KOPLIKU,,PD ESHTE KTHYER NE NJE PARTI MALOKESH,,,ESHTE NJE PARTI KRIMINALE,,VRAU 4 VETA NE 21 JANAR PER TE MBAJTUR PUSHTETIN ME LSI,,,KUR DEMOKRATET E VOTUAN KETE PARTI KUNDER LSI,,,POR KETYRE PISAVE PARAJA I KA ZENE SYTE,,ATA JANE GATI TE VRASIN KEDO QE NUK I LEJON TE VJEDHIN ,,,POR POPULLI I NJOHU MIRE KETA KRIMINELE DHE I SHPORRI ME VOTE NJE HERE E PERGJITHMONE,,SALI KRIMINELO-HAJDUTIN,,DHE ILIR HAJDUTIN-E FLORINJVE...

    Përgjigju
  • Halito: 03/11/2019 17:39

    PD Eshte dhe ishte e njejta gje z Kopliku po te kujtohet PROPOZIMI qe bere ne kuvend qe KUSHTETUTA e SHQIPERISE TE BEHEJ NJESOJ SI KUSHTETUTA USA Kete PROPOZIMI ta rrezuan SOT MBAS GATI 30 vitesh PARLAMENT Po perpiqet te imitoje kushtetuten amerikane

    Përgjigju
  • Sa Shume: 03/11/2019 17:38

    E kujt i hyn ne pune se çfare thote ky? Shqiperia eshte fut ne nje vorbull pa e qene e fuqishme te dale dot. Keshtuqe, rreagime si ky as qe nuk kane edhe piken me te vogel te vleres. Asnje edhe nje politikan nuk flet kur partia eshte ne kulmim e vet. Asnje nuk jep doreheqjen per arsye parimore kur emerohet ne qeveri. Po, qe ke ndejur ne hije per nje kohe kaq te gjate, dhe papritur kerkon qe te jesh i dobishem, do te thote qe ke qene nje ushtar i bindur politik edhe ndoshta behesh vete pasqyra e ketij deshtimi tragjik qe ky vend eshte zhytur edhe qe nuk po del dot.

    Përgjigju
  • Sefer Hajdini: 03/11/2019 17:29

    Edhe pse kam rezervat e mija ndaj ketij zotnije,ka te drejte 100%.

    Përgjigju
    • Luli: 03/11/2019 19:09

      Ky zoteri legen do mbahet mend, per ligjin 24/1 we shkatrron andiministraten ne viti 93 apo e ka harruar.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki