Një ish-zyrtar i Kremlinit u gjet i vrarë me armë zjarri në shtëpinë e tij luksoze në Moskë, së bashku me gruan e tij shtatzënë dhe vajzën 13-vjeçare. Trupat e pajetë janë gjetur nga vajza e madhe e çiftit, ndërsa dera e banesës ishte  e mbyllur nga brenda.

Trupat e multimilionerit dhe mikut të Putinit, Vladislav Avayev, gruas së tij Yelena dhe vajzës së tyre 13-vjeçare u gjetën nga vajza e tij më e madhe Anastasia në kompleksin e apartamenteve në katin e 14-të. Të tre ishin vrarë me armë zjarri, ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur.

Avayev ka punuar më parë si një ekzekutiv i lartë në Gazprombank, që aktualisht po goditet nga sanksionet e Perëndimit. Gjithashtu në banesë u gjetën 13 armë, ndërsa në hetimin e ngjarjes është përfshirë edhe inteligjenca ruse, pasi në pamje të parë duket si vetëvraje, por  mund të jetë edhe vrasje.

Mendohet se sanksionet e rënda të vendosura nga Perëndimi mund të kenë pasur ndikim në bizneset e tij.

Fqinjët thanë se fillimsiht dëgjuan të shtëna dhe të bërtiturat e një gruaje dhe më pas pati të shtëna të tjera dhe nuk u dëgjua asnjë zhurmë.