Tragjike informacionet që vijnë nga Mosuli që është kthyer në një vatër të nxehtë luftimesh. ISIS mbrohet me mburoja njerëzore. Të tilla përdor ato disa qindra familje që kanë mbetur në kurthin e luftimeve. Bilancet janë të tmerrshme. Trupa civilësh, mes tyre fëmijë janë vrarë nga luftimet më të fundit.
Varri masiv
ISIS ka ekzekutuar qindra burra, djem të rinj, mes tyre dhe fëmijë teksa i ka përdorur për t’u mbrojtur nga luftimet e forcave të koalicionit në Mosul.
Grupi terrorist më pas përdori buldozerin për të hedhur të vrarët në një varr masiv, të hapur pranë qytetit të braktisur të Kolegjit të Agrikulturës.
Të vrarë numërohen mbi 284 persona, shumë prej tyre fëmijë, të gjithë me plagë plumbash e predhash.
Ndërkaq disa dhjetra familje nga rreth 550 familje të marra peng nga Shteti Islamik kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerët mbahen si mburoja njerëzorenga xhihadistët.
Familjet që shpëtuan mbanin një flamur të bardhë në dorë dhe valëvisnin në luginën e arratisë, ndërsa terroristët vijonin luftimet në Mosulin që lanë pas.
Forcat irakiane depërtojne në qytetin HamdanijahE ndërsa vendi është ndezur flakë, duket se banorëve nuk u bën përshtypje vrasja e përditshme mes tyre. Plumbi mund të vijë ngado, por ata vijojnë aktivitetet e përditshme. Fëmijët luajnë futboll apo me biçikleta, ndërsa ISIS ndez flakë dhe ato pak fusha ku mund të punohet toka e të nxirret në prodhim i vogël.
Sot forcat irakiane kanë depërtuar në qytetin Hamdanijah, që kryesisht është i banuar me popullatë të krishterë. Ky qytet ishte nën kontroll të grupit ekstremist, Shteti Islamik, prej vitit 2014, gjatë ofensivës së ushtrisë së Irakut për rimarrjen e qytetit Mosul, që është baza e fundit e fuqishme e militantëve të IS-it në Irak.
Raportohet se forcat kanë mbërritur në qendrën e qytetit Hamdanijah, i njohur edhe si Karakosh, dhe i kanë ngritur flamujt irakianë.
[gallery]19247[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.2%
-
Jo
13.1%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I fshehur në Dubai pasi akuzohet për vrasje, SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24