Një video e re e publikuar në internet tregon se si militantët ekstremistë të Shtetit Islamik, ekzekutojnë edhe pengun më të fundit amerikan, punonjësin e ndihmave Abdul-Rahman Kassig. Në të shfaqet një militant i maskuar, i cili qëndron mbi kokën e prerë, që pretendohet të jetë e Kassig. 

Punonjësi i ndihmave, i njohur si Peter Kassig përpara se të konvertohej në fenë Islame, ishte marrë peng në Siri vitin e kaluar. Në tetor, një video e Shtetit Islamik tregonte pamjet e ekzekutimit të një punonjësi ndihme britanik, Alan Henning, e cila përfundonte me një kërcënim të ri, ashtu si dhe në videot e mëparshme, për të ekzekutuar Kassig.

Ende nuk është bërë e mundur konfirmimi se pamjet e publikuara janë vërtet të Kassig.

Prindërit e Kassig, të cilët jetojnë në shtetin e Indianas, në SHBA, publikuan muajin e kaluar përmbledhje të një letre të shkruar nga djali i tyre, në të cilën ai tregonte shqetësimet e robërisë. “Kjo është gjëja më e rëndë që një njeri mund të kalojë. Stresi dhe frika janë të pabesueshme”, shkruante ish-punonjësi amerikan.

Shteti Islamik më herët ka publikuar video që kanë treguar vrasjen e dy gazetarëve amerikanë me prerje koke, si dhe të dy shtetasve britanikë.

Peter Kassig
Peter Kassig
Peter Kassig

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)