Një zyrtare e OKB-së në Irak, Jacqueline Badcock jep alarmin se militantët islamik (ISIS) që kanë kontrollin e qytetit të Mosulit dhe krahinat në veri dhe perëndim të irakut kanë dhënë urdhërin tronditës që të gjitha femrat të bëhen synet. Grupmosha e përcaktuar nga grupimi militar fundamentalist varjon nga 11 në 46 vjeç, gjithmonë sipas zyrtares.
Nëse alarm i dhënë nga zyrtarja Badcock nuk rezulton një spekulim mediatik gjëndja shëndetësore dhe psikologjike e mbi 4 milion vajzave dhe grave në rajonin e uzurpruar nga islamistët mund të kompromentohet seriozisht. Kjo e fundit sepse ky lloj gjymtimi fizik, i dënuar dhe nga vetë Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012, ka rrezik të lartë për shëndetin e femrës pasi mund të shkaktojë gjakderdhje të madhe, infeksione dhe jopjellori.
Ndërkohë që nga ana e islamistëve të ISIS jepet ky lloj urdhëri absurd, mësohet se në veri të Irakut po pozicionohen njësi ushtarake Kurde të përbëra me vetëm femra. Roli i parashikuar i këtyre formacioneve me luftëtare të Peshmergës ( forcat e armatosura të Kurdistanit) mësohet të jetë ndalimi i mësymjes dhe sulmi i pozicioneve që janë nën kontrollin e fondamentalistëve islamik.

Sipas kolonelit Rashid, duke u prononcuar për BBC-në, njësitë me femra janë stërvitur nga vetë forcat SWAT amerikane, disa prej tyre kanë qënë përkrah kolegëve të tyre meshkuj në front prej kohësh, dhe se të gjitha janë të gatshme të ballafaqohen në luftime me Xhihadistët.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com