/ATSH-AFP/ - Grupi Shteti Islamik (ISIS) njoftoi sot se ka ndaluar katër xhihadistë që i cilëson si "ekstremistë" dhe i akuzon se kanë komplotuar kundër kalifatit të shpallur nga shefi i tyre Abou Baqr al Baghdadi.

Në një video të ISIS-it të shpërndarë në faqet xhihadiste të internetit, ku theksohet se kanë arrestuar një grup ekstremistësh fetarë që planifikonin të ngrinin armët kundër kalifatit dhe të destabilizonin sigurinë në Shtetin Islamik duke përgatitur sulme të koalicionit ndërkombëtar, të Ushtrisë së Lirë Siriane dhe të regjimit sirian.
Në rrefimet e tyre, katër personat që flasin turqisht me një theks që mund të jetë i Azerbazhanit, theksojnë zhgënjimin e tyre pasi ISIS-i nuk i konsideron të gjithë irakianët dhe sirianët si të pafe. Ata gjithashtu akuzojnë Baghdadi-n se është një i pafe pasi merr para nga të pefetë.