/ATSH-AFP/ - Grupimi terrorist Shteti Islamik (ISIS) rrëzoi sot për herë të parë një avion ushtarak të koalicionit antixhihadist në Siri, tre muaj pas fillimit të sulmeve ajrore që i kanë shkaktuar humbje të mëdha.
Ekstremistët kanë kapur pilotin, Maaz al Kassasbeh, një toger 26 vjeç, që arriti të mbijetojë nga rrëzimi i avionit.
Jordania konfirmoi se "një nga avionët e saj u rrëzua gjatë një misioni ushtarak të drejtuar nga shumë avionë të ushtrisë ajrore kundër strehave të organizatës terroriste ISIS në rajonin sirian të Raqas".
"Piloti është marrë peng", theksoi një burim nga komanda e përgjithshme e forcave të armatosura jordaneze për agjencinë "Petra".
Degëzimi i ISIS-it në Raqa, "kryeqytet" i grupit ekstremist që kontrollon territore të gjera në Irak dhe Siri, publikoi në rrjetet xhihadiste foto që tregojnë luftëtarët që kanë rrethuar pilotin e kapur.
/Shqiptarja.com