Pjesëtarët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video, e cila është fshirë ditën e sotme, në të jepej mesazhe për të gjitha shtetet e Ballkanit dhe në këto mesazhe lihet të kuptohet se ata shumë shpejt ata synojnë rajonin tonë. 
 
Mesazhi për të gjitha vendet e Ballkanit në këtë poemë është: “Gëzohuni, Ballkan, jeni më afër ditëve më të mira, ju vijnë myslimanë, ne jemi një kalifat islamik.”, citohet në videomesazh. Mandej, aty thuhet se “Gëzohuni, o Serbia, ju do të jeni pjesë e Islamit edhe në qoftë se nuk jeni dakord, ne jemi një kalifat islamik”. Pas Serbisë, këngët janë kushtuar për Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë. 

Videoja është publikuar fillimisht nga Put Halifa e cila njihet si media e ISIS, por është fshirë më pas. 
 
Video në fjalë është publikuar më datën 10 korrik të këtij viti. Aty dëgjohen ektremistë që këndojnë këngë për çdo shtet. I gjithë videomesazhi që po kërcënon Ballkanin, përmban këngë fetare dhe laike. Sipas tyre, pas pushtimit të Serbisë, plani është për pushtimin e Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës, Shqipërisë, Maqedonisë, Kosovës dhe në këtë mënyrë ata pretendojnë të përhapin sundimit e tyre në të gjithë Ballkanin. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)