Zëdhënësi i ministrit tha se në letër ishte shkruar “ISIS”, shkurtimi i Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.
Letra i ka shkuar ministrit Orlando në Romë, të mërkurën sëbashku me dy plumba kallashnikov, ndërsa brenda letrës shkruhej fraza: “ Ne do të vijmë në Romë dhe do t’ju presim kokën. Zoti është i madh,”, tha zëdhënësi i Andrea Orlandos.
Letra dhe plumbat janë dërguar për analiza, bashkë me zarfin e adresuar ndaj ministrit italian. Italia ka shtuar masat e sigurisë pas sulmeve terroriste të Parisit më 13 nëntor.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
