ISIS kërcënon sërish: Sulmet në Londër dhe New York vijnë së shpejti

ISIS kërcënon sërish: Sulmet në Londër dhe New York vijnë së shpejti

Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump kanë paralajmëruar se të ashtuquajturit Shteti Isamik po i vjen fundi, terroristë të kësaj organizate vijojnë të kërcënojnë me sulme të reja në qytetet më të rëndësishme të botës.

ISIS ka shpërndarë së fundmi tre postera që nxisin akte terroriste në Londër dhe në New York. Njëri prej posterave përshkruan një bombardues vetëvrasës që qëndron përballë Big Ben-it në flakë dhe nën të ka edhe një paralajmërim: Sulmet në Londër vijnë së shpejti.

Posteri tjetër tregon një terrorist të maskuar, i cili mban në dorë një thikë mbi qytetin e New York-ut, ndërsa u bën thirrje ekstremistëve që të bëhen bashkë.“Vetëm terrori mund t’i luftojë ata”.
 


Posteri i publikuar nga ISIS

Grupet e lidhura me ISIS kanë lëshuar më herët postera propagandues që përkrahin sulmet terroriste që ndodhën në Sri Lanka në të dielën e Pashkave. Imazhet treguan tetë sulmuesit mbi Donald Trump, Papa Françesku dhe Budën në zjarr. ISIS mori përgjegjësinë për Sri Lankën ku u vranë 250 vetë në kisha e hotele.

Mediet ndërkombëtare i kanë kushtuar një vëmendje të madhe këtyre kërcënimeve, duke thënë se vijnë edhe si kundërpërgjigje e ISIS ndaj deklaratave triumfuese të presidentit Trump.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja