Shqipëria është kërcënuar për herë të parë nga militantët e ISIS. Kërcënimi i bërë në gjuhën shqipe flet për ditë të zeza që do të bien mbi vendin tonë që do të tmerrojnë njerëzit që do të kenë frikë të qëndrojnë edhe në shtëpitë e tyre.

A1 Report ka shkuar në Leshnicë të Pogradecit ku ka kontaktuar me familjen e Almir Dacit, njërit prej dy shqiptarëve të cilët janë në videon ku ISIS kërcënon se do të kryej sulme mbi Shqipërinë Kosovën dhe tërë Ballkanin.

“E kemi bërë Harram djalin tonë ditën që morëm vesh që morëm vesh se ishte terrorist”
 
Ky është qëndrimi i prindërve të Almir Dacit, njëri prej dy shqiptarëve të grupit terrorist ISIS që kërcënon nëpërmjet një videomesazhi se do kryejë sulme mbi Shqipërinë Kosovën dhe tërë Ballkanin.
 
Mes lotëve Xhevat dhe Nafije Daci pohojnë se gjithçka e kanë marrë vesh përmes medias, ndërsa nuk harrojnë të shtojnë se nuk e njohin më djalin e tyre.
 
Almiri është djali i vogël i familjes Daci e cila përbëhet prej shtatë anëtarësh, ndërsa pamjet e kapura mga kamera e A1 Report tregojnë se skamja dhe varfëria janë ulur këmbëkryq në këtë familje.
 
Almir Daci është larguar disa muaj më parë drejt Arabisë së bashku ne bashkëshorten dhe tre fëmijët e vegjël, teksa i është bashkangjitur edhe grupit terrorist ISIS.
 
Prej kohesh kur ai ishte në Shqipëri predikonte fenë myslimane, ndërsa punonte si imam në xhaminë e fshatit Leshnicë, ndërsa ai ka rekrutuar edhe banorë të tjerë të zonës disa prej të cilëve kanë humbur jetën në luftën në lindjen e mesme.