Flamuri që i përket luftëtarëve Kurdë të quajtur Grupi Mbrojtës është pikasur teksa valëvitej në Koban në anën e kufirit turk. Megjithatë luftimet në Koban, në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë, vazhdojnë të jenë intensive mes militantëve të Shtetit Islamik dhe rebelëve Kurdë.

Në sulmet për zbrapsjen e ISIS kanë marrë pjesë dhe aeroplanët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët prej dy ditësh po luftojnë fuqishëm kundër ISIS, duke mos lejuar avancimin e tyre drejt kufirit të Sirisë dhe Kobanit. Zyrtarët Turkë dhe ato Amerikanë thonë se pas ndërhyrjes së tyre kanë mundur të pengojnë marrjen e Kobanit nga militantët islamikë, megjithatë mbrojtja e tyre mbetet e dobët.

Liderët Kurdë thonë se luftëtarët në terren nuk mund të mbijetojnë pa armë dhe municione, por deri më tani vendi fqinj Turqia ka refuzuar lejimin e kalimit të tyre. 

Zëdhënësit e Departamentit të Shtetit Amerikan thotë se po bashkëpunojnë për herë të parë me grupin e luftëtarëve kurdë që luftojnë kundër ISIS dhe ata po u japin kordinatat e sakta të pozicionit të militantëve.

Militantët e Shtetit Islamik synojnë të marrin Kobanin, si një vend strategjik për të vendosur pushtetin e tyre në veri të Sirisë. Raportimet nga Observatori Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut në Siri raporton se nga të dy palët ka patur luftime të ashpra gjatë ditëve të fundit, por asnjëra palë nuk ka bërë përparime të mëtejshme.

Megjithatë raportohet se 3 avionë luftarakë MIG janë në duart e militantëve të shtetit islamik dhe kjo është videoja e bërë publike prej tyre, pasi morën kontrollin mbi aeroportin ushtarak al’Jarrah në Siri. Avionët drejtohen nga pilotët tradhëtarëirakienë të cilët po mësojnë dhe militantët e ISIS sesi t’i përdorin ato.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)